Votim dhe numërim elektronik në 25 prill, Celibashi: Do na duhet dakordësia e opozitës për zonat ku do realizohet (VIDEO)

Mazhorancës do i duhet edhe njëherë dakordësia e opozitës sa i përket përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, specifikisht për zonat ku do të realizohet votimi dhe numërimi elektronik, një projekt pilot që do realizohet vetëm në 20% të zonave në Shqipëri, sipas marrëveshjes së 5 qershorit në Këshillin Politik.

“Është një proces që detyrimisht duhet të marrë dakordësinë e gjithë spektrit politik. Votimi dhe numërimi elektronik është një projekt pilot dhe nuk do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit” shprehet Kryekomisioni Ilirjan Celibashi.

KQZ ende nuk e ka një faturë se sa do kushtojë identifikimi biometrik. Për këtë arsye ky institucion u ka kërkuar 20 kompanive me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe me përvojë në proceset zgjedhore, të japin një vlerësim mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve.

“Ne akoma nuk e themi dot këtë. Në përputhje me parashikimet e ligjit KQZ është në proces të kërkimit në treg të kostove të mundshme të këtyre proceseve. Jemi duke pritur përgjigje nga subjektet të cilave u jemi drejtuar për të na dhënë informacion se sa mund të jenë kostot të implementimit të këtyre sistemeve. Ne pasi të kemi arritur në konkluzionin se sa do jetë ky buxhet do ia adresojmë kërkesën qeverisë shqiptare”, thotë Celibashi.

Mundësia për të votuar emigrantët duket ende larg. Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi thotë se deri më tani nuk ka asnjë shtetas që jeton jashtë Shqipërisë të regjistruar.

“Po i bëjmë përpjekjet për ta mundësuar votimin e emigrantëve dhe për zgjedhjet e 25 prillit, jemi duke punuar ngushtësisht dhe me gjithë faktorët e përfshirë në këtë çështje. Shpresojmë t’ia dalim. Në momentin që flasim nuk ka asnjë votues emigrant të regjistruar. Është një bashkësi boshe. Ne jemi duke diskutuar se si do të ndërtohet ky regjistër, të jetë më i lehtë për adresuar”, tha ndër të tjera Ilirjan Celibashi.

Në 25 prill, z përveçse do të identifikohen me pajisje elektronike, deri 20% e zgjedhësve do të kenë mundësinë të votojnë në mënyrë elektronike. Komisioni Rregullator miratoi me 5 vota pro pilotimin e votimin dhe numërimit elektronik në parlamentaret e ardhshme.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 13/11/2020 17:02

    Mbajeni nen vezhgim kete se ky ka per te qene "Kali i Trojes" i opozites ne zgjedhjet e ardheshme, Mazhoranca duhet te tregohet vigjilente ne ato zona ku do te perdoret votimi dhe numrimi elektronik se ky duke u ndihmuar nga hakerat andjej nga Lindja do te nxjerri si fitues Opoziten dhe kunatin e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic