VENEZUELE - Në Venezuelë mbahen sot zgjedhjet Presidenciale të cilat konsiderohen ndër më të tensionuarat që prej një dekade. Hugo Chavez, i zgjedhur që në vitin 1999 është duke u sfiduar nga lideri i opozitës Henrique Capriles. Chavez kërkon të vazhdojë atë çka e cilëson revolucion socialist ndërsa rivali i tij ka premtuar të rikthejë rritjen ekonomike të vendit.
Thuajse 19 milion venezuelas figurojnë me të drejtë vote në këtë proces. Chavez i cili synon mandatin e katërt vetëm pak kohë më parë u diagnostikua me kancer por tanimë pretendon se është rikthyer në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. 58 vjeçari jo miqësor me perëndimin ka shtetëzuar sektorët kyç të ekonomisë.
Eksportet e konsiderueshme të naftës i kanë lejuar qeverisë së tij të mund të financojë sistemin e kujdesit shëndetësor, programet e edukimit dhe mbrojtjes sociale. Ndërkaq, lideri opozitar Capriles thotë se politikat e ndjekura nga Presidenti kanë qenë burokracia dhe inefiçensa.
Që të dy kandidatët mbajtën mitingjet e fundit të fushatës të enjten e kaluar ndërsa kanë përdorur në vijimësi edhe rrjetet sociale deri në ditën e fundit. Në një koment të shtunën në Twitter lideri i opozitës shkruante "mirëmëngjes të gjithëve! Edhe një ditë ka mbetur për të hapur derën e së ardhmes".
I menjëhershëm ishte reagimi i Presidentit në detyrë që po në të njëjtin rrjet social shkruan "shokë në të gjithë botën: Jini të sigurt se revolucioni do të vazhdojë të funksionojë për të ndërtuar një tjetër botë, që është ajo e socializmit". 140 mijë ushtarë mësohet se janë angazhuar për të ruajtur 10 mijë qendra votimi në të gjithë vendin.
Një javë përpara zgjedhjeve tre aktivistë të opozitës u vranë gjatë një mitingu dhe katër të tjerë u plagosën. Që nga e shtuna deri të hënën në mbrëmje është ndaluar shitja e alkoolit dhe armët do të përdoren vetëm nga forcat e sigurisë.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com