As Korça dhe as Fieri, votimi dhe numërimi elektronik vetëm në një ZAZ të Tiranës

As Korça dhe as Fieri, votimi dhe numërimi elektronik vetëm në një ZAZ të Tiranës

KQZ ka vendosur ditën e sotme që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet vetëm në një ZAZ në bashkinë e Tiranës. Në ndryshimin e miratuar KQZ vendosi që projektit pilot do zbatohet në një Zonë të Administrimit Zgjedhor në Bashkinë e Tiranës, e cila ka në juridiksionin territorial të saj jo më shumë se 55 qendra votimi.

Në kërkesë që PS dhe PD kishin dorëzuar në KQZ për propozimet e tyre përveç Tiranës ishte edhe Korça e Fieri, por duket se tashmë KQZ ka marrë vendimin e saj dhe ka vendosur që projekti pilot do të aplikohet vetëm në një nga ZAZ-të e Tiranës. Konkretisht PD-LSI propozuan që projekti-pilot të implementohej në Korçë e Fier, kurse PS në Tiranë e Korçë.

Tashmë në zgjedhjet e 25 prillit një prej njësive zgjedhore në Tiranë do të votojë në mënyrë elektronike me projektin-pilot, po ashtu dhe votat do të numërohen elektronikisht. Caktimi i zonës do të bëhet i ditur në ditët në vijim dhe do të jetë një vendimmarrje e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Teknologjia në zgjedhje ka qenë një çështje e kërkuar me ngulm nga opozitarët jashtë parlamenti dhe u arrit me ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor që të implementohej në zgjedhjet e 25 prillit jo më shumë se 20 %, ndërkohë që identifikimi biometrik do të shtrihet në të gjithë vendin, ku dy ditë më parë është nënshkruar edhe kontrata mes KQZ dhe kompanisë ‘Smartmatic’ .

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'