Votimi i dy anëtareve të 'Kushtetueses'/ Xhafaj: Drejtësia e re po krijohet pavarësisht pengesave e goditjeve

Votimi i dy anëtareve të 'Kushtetueses'/ Xhafaj: Drejtësia e re po krijohet pavarësisht pengesave e goditjeve

Ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur votimin e dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai është shprehur se procesi ka qenë tërësisht kushtetues dhe i pandikuar politikisht.

“Urime Artës, Elsës dhe Fionës anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese! Janë aty në saj të një procesi tërësisht kushtetues e të pandikuar politikisht. Integriteti dhe profesionalizmi i spikatur që mbartin ju dha atyre nderin dhe përgjegjësinë për të ushtruar këtë funksion të lartë publik”, nënvizon Xhafaj i cili shton se:

“Shpresëplotë se ato do të dinë të dëshmojnë objektivitet, paanshmëri dhe profesionalizëm në vendimmarrje, në shërbim të ligjit dhe interesit qytetar! Një hap tjetër pozitiv në çuarjen përpara të Reformës në drejtësi! Drejtësia e Re po krijohet. Me vështirësi, me pengesa dhe goditje nga të gjitha anët. Gjithsesi po ecën përpara. Është koha e saj për tu ngritur, vepruar dhe gjykuar!”, shkruan Xhafaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karaburuni: 11/11/2019 21:04

    Fytyre shume e pershatshme e diktatures.

    Përgjigju
  • Krutani: 11/11/2019 17:58

    Sa me dashamirai i flet ky Fatja si me i pas shoqe anetareve te GJ K nderkohe qe duhet tu drejtohet me fjalet shkelqesi etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës