Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që pikat e rendit të ditës që u miratuan në përfundim të seancës plenare, të anullohen nga Nikolla sepse nuk plotësonin kuorumin e nevojshëm të më shumë se 70 votave.
Nga ana tjetër Nikolla iu përgjigj se në nisje të seancës 74 deputetë kishin konfirmuar prezencën. Kjo u kundërshtua nga Bardhi i cili tha se prezenca e deputetëve duhet të konfirmohet para çdo votimi që bëhet në sallë dhe i kërkoi Nikollës që të mos komunikonte në telefon me Ballën por të respektonte rregulloren.
Bardhi: Ju sapo konsideruat të miratuara dy pika të rendit të ditës në kundërshtim me rregulloren. Që një votim të quhet i vlefshëm duhet të marrin pjesë 50 plus 1%. Më dëgjo mua mos dëgjo në telefon Ballën.
Në të dy pikat e rendit të ditës, morën pjesë më pak deputetë. Shpallni të anulluar të dy proceset e votimit që kaluan sepse janë në kundërshtim me rregulloren dhe kushtetutën. Nikolla kthehuni në pozicionin tuaj si kryeparlamentare, nuk janë sms-të dhe telefonatat urdhëruese për të ushtruar kushtetutën.
Nikolla: E përsëris edhe njëherë ne ishim 74 prezentë, duke siguruar kuorumin e nevojshëm vijojmë me votimet.
Bardhi: Prezenca verifikohet në çdo proces votimi. Në vendimet që miratuat ju morën pjesë 56 deputetë. Votimi që sapo bëtë është i paligjshëm anti-kushtetues dhe e konsideroj të pavlefshëm.
Lajmi kryesor:
Seanca plenare në Kuvend, mes tensioneve dhe ‘zhurmuesve’, 3 projekt-vendime të miratuara! Opozita: Të anulohen, s’kanë kuorum










