Votimi i Reformës Zgjedhore në Kuvend/ Ambasadorja e SHBA-së i shkon në zyrë Sorecës

Votimi i Reformës Zgjedhore në Kuvend/ Ambasadorja e SHBA-së i shkon në zyrë Sorecës

TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Europian Luigi Soreca. Takimi është zhvilluar te 'Shtëpia e Europës'.

Fokusi, referuar aktualitetit politik padyshim që ishte te reforma zgjedhore. E ndërsa bindën, PS-PD-LSI dhe morën firmën e Rudina Hajdarit, ngërçi i radhës për ambasadorët, që kanë udhëhequr procesin për të shkuar te kompromisi mes palëve është votimi në Kuvend.

Shumica socialiste ka 77 vota, ndërsa për të votuar ndryshimet duhen 84, por tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend nuk kanë pranuar që ngrenë kartonin jeshil.

Tre kryetarët e grupeve deklaruan ditën e shtunë se kanë tre kërkesa, listat e hapura, pra ndryshimi i sistemit, depolitizimi i plotë i administratës dhe vota e emigrantëve.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 08/06/2020 11:17

    Të shpresojmë se opozita parlamentare do e mbajë fjalën ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike