Pas votimit në Kuvendi për kreun e ri të AMA-s, ndërkohë që BE dhe OSBE kishte kërkuar që të shtyhej në shtator, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
"'E ka fajin Europa' llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Armela Krasniqi zgjidhet kreu i ri i AMA-s, për anëtarët votohet në shtator! BE-OSBE kërkuan edhe për kryetarin votim në vjeshtë! Basha: Harbutëri në dëm të të gjithëve
