Kundërshtitë e shprehura më herët ndaj ligjit për Arsimin Profesional, LSI i shprehu dhe me votë në Kuvend.

Monika Kryemadhi dhe Kejdi mehmetaj votuan kundër nismës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale e cila nga ana tjetër kaloi me 72 vota pro, përfshirë dhe të deputetëve të tjerë të LSI-së. 

Sipas deputetes Mehmetaj, duhet bërë një studim tregu para se të hartohen ligje që nuk ndryshojnë ato të para.

Ndryshe mendon ministri Blendi Klosi.

Ligji parashikon krijimin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe kthen shkollat profesionale në qendra multifunksionale për zanatet e reja të kërkuara në tregun e punës.

Në seancë pa opozitën u votuan gjithashtu dekreti për bonot e privatizimit dhe pronësinë industriale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com