Votimi për delegatët e Kongresit, Balla: Test për strukturat e PS, në shtator ndezim ‘motorët’ për fushatën zgjedhore të 2025-ës

FIER- Procesi i rienergjizimit në Partinë Socialiste është futur në një fazë tjetër, ku tashmë anëtarët e organizatave socialiste po zgjedhin me votë 950 delegatët e rinj të Kongresit. Ministri Taulant Balla thotë se ky është një test për strukturën e Partisë Socialiste para muajit shtator, kur pritet që të ndezin ‘motorët’ për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2025.

Drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla tha se ky qark do të përfaqësohet në Kongres me 140 delegatë dhe është qarku i dytë me numrin më të madh të përfaqësuesve.

“Procesi i rienergjizimit ka hyrë në fazën e vet më të rëndësishme. Është momenti kur të gjithë anëtarët thirren për të votuar delegatët, pra përfaqësuesit në Kongres. Qarku i Fierit është një ndër qarqet më të mëdha për nga numri i delegatëve që përfaqësohet në Kongres, për shkak të 14 mijë anëtareve. Në përfundim të procesit do kemi edhe delegatët që do përfaqësojnë Fierin në Kongres. Procesi ka ecur shumë mirë, jam i sigurt që edhe nesër do kemi një pjesëmarrje të lartë. Ky është edhe një test për strukturën tonë të partisë para shtator kur ndizen motorët për zgjedhjet parlamentare 2025”, tha Balla.

Deri tani tha Balla procesi ka ecur mirë, ndërkohë si risi shihet përfaqësimi gjinor ku përkatësisht meshkuj edhe femrat do të kenë nga 50 përqind të delegateve. Ndërsa një risi tjetër sipas drejtuesit politik të Fierit do të jetë edhe përfaqësimi i sa më shumë të rinjve.

“Nga 140 delegatë që ka Fieri, 70 do jenë burra dhe 70 gra. I kemi dhënë kësaj radhe një mbështetje në përfaqësim të rinjve, se numri i të rinjve si kandidatë është më i larti se asnjëherë tjetër. Do na garantojë që mbi 35% e delegatëve të jenë të rinj të profesioneve të ndryshme që të garantojmë që në 140 delegatët e fierit të rinjtë të kenë peshën që u takon”, tha Balla.

Procesi i votimit për delegatët e Kongresit zgjat sot deri në 19:00 dhe hapet nesër nga ora 08:00 të mëngjesit deri në 16:00.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Ka një mënyrë të kuptohet, nëse politika është peng i këtyre bandave që po arrestohen

Ka një mënyrë të kuptohet, nëse politika është peng i këtyre bandave që po arrestohen