Votimi pro hapjes së negociatave nga Bundestagu gjerman / Meta: Tani të punohet urgjent për zgjidhjen e krizës

 Votimi pro hapjes së negociatave nga Bundestagu gjerman / Meta: Tani të punohet urgjent për zgjidhjen e krizës

Pas votimit të parlamentit gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë në 18 tetor, kanë ardhur reagimet nga politika shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Meta: Falenderim i veçantë Bundestagut për mbështetjen e integrimit! Tani të punohet urgjent për zgjidhjen e krizës

1569407624_meta1.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit të parlamentit gjerman pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Meta ka theksuar se nëse do të ishin dëgjuar këshillat e Gjermanisë, negociatat do të ishin hapur pa kushte njësoj si Maqedonia e Veriut.

"Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë! Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.
Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare! Urime Maqedonisë së Veriut!
", shkruan Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 27/09/2019 12:02

    Ne Shqiperi,o pello nuk ka krize!Ashtu doni ju!krizat e vetme ne Shqiperi jane korrupsioni!!!!!!ku ideator dhe autor je dhe ti,qe prej 30 vjetesh...

    Përgjigju
  • Erik: 27/09/2019 06:55

    Ky deri para 2 javeve na siguronte qe s’do na i hapnin negociatat, tani na ben sikur ishte faktor qe u morre vendim pozitiv nga Gjermania. Po pret me shprese se Hollanda do thote JO, qe pastaj te gezojne si hiena mbi trupin e dermuar te shqiptareve. Qepe o laro se na solle zorret tek goja.

    Përgjigju
  • edi: 27/09/2019 01:54

    Kete shokun president e mundon shume politika dhe zgjillja e saje urgjente , qe jane prioritare per kete kolos politikal i cili si ish Kumandar i L.S,I-se dhe sot president gjithmone vemendja e tije ka qene per te miren e kombit e popullit Shqipetar Deri kur filloi karieren e tije politike ka ecur shume ne ate fushe Akuzohet se ne Qeverine e Berishes per Tete Vite ka qne shume aktiv per te vene pasuri

    Përgjigju
  • Neka: 26/09/2019 22:47

    Foli mullahu Mullah meta

    Përgjigju
  • Sino: 26/09/2019 22:37

    Foli hipokriti Ilir llastiku! Tani dekoroje Ed Ramen o legen o pis! Po kushtet i ka vene vete Rama nuk e kupton per tju zhytur ju qe moret me qafe kete vend o fekalet e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen