Këshilli Bashkiak Durrës miratoi me 29 votat e këshilltarëve socialistë buxhetin e vitit 2026 dhe paketen fiskale. 9 këshilltarët democrat të pranishëm në mbledhjen ngritën kartonin e kuq.

Buxheti i Durrësit për vitin e ardhshëm kap vlerën 6.85 miliardë lekë, me një rritje 6 për qind rahasuar me 2025-ën. 44% e tij shkon për investime, ndërsa 30% për pagat dhe sigurimet e punonjësve. Sektorët që marrin “pjesën e luanit” në buxhet janë arsimi dhe infrastruktura rrugore.

Kreu i këshilltarëve demokrate e vuri theksin në ndryshimet me vitet zgjedhore të buxhetit, ku spikasin investimet e ndryshme.

7 pikat e tjera në rendin e ditës, pavarësisht diskutimeve, u miratuan vetëm me votat pro të maxhorancës socialiste. Në mbledhje ra në sy mungesa e këshilltarëve të disa partive të vogla, te cilet smoren pjese ne mbledhjen më e rëndësihme te vitit.

Edhe Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi sot buxhetin për vitin 2026, një buxhet i cili synon vijimin e investimeve në shërbimet publike, arsimin, kulturën, përkujdesjen sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.

Kryebashkiaku Gledian Llatja, prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026, i cili arrin në 4 miliardë e 13 milionë lekë, duke shënuar rritje krahasuar me një vit më parë.

Sipas kryebashkiakut, buxheti është ndërtuar pas dëgjesave publike dhe është i orientuar drejt përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët, si në qytet ashtu edhe në zonat rurale.

Një nga projektet është rikonstruksioni i Qendrës Sociale në Balashë, e cila do të shërbejë për forcimin e shërbimeve sociale dhe krijimin e hapësirave të reja në funksion të komunitetit, përfshirë edhe hapjen e  nje cerdhe për fëmijët.