Votohet në PD për emrat e 150
anëtarëve të Këshillit Kombëta
Për gati 7 orë rreth 4000 delegatë kanë votuar për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në punimet e kësaj asambleje marrin pjesë 7500 anëtarët e Kuvendit Kombëtar të partisë më të madhe opozitare, dhe ditën e nesërve do të votojnë pjesa tjetër e delegatëve. "A1 REPORT" sjell dhe mandatin...
TIRANE - Për gati 7 orë rreth 4000 delegatë kanë votuar për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Votimi i cili nisi rreth orës 13:25 u mbyll në 20:30, ndërsa ditën e nesërme do të votojnë pjesa tjetër e delegatëve. Në punimet e kësaj asambleje marrin pjesë 7500 anëtarët e Kuvendit Kombëtar të partisë më të madhe opozitare.
Votimi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku rezultojnë 300 vende votimi, të ndara në 10 komisione. Çdo komision votimi ka në përbërje të tij 3 deri në 4 persona, njerëz këta të besuar të Partisë Demokratike. Personat në fjalë janë nga poste të ndryshme të Partisë Demokratike, duke filluar nga kryetarët e seksioneve, grupseksioneve apo atyre të degëve të PD-së.
Votimi ka vijuar i qetë dhe normal, e deri më tani nuk janë regjistruar problematika.
Lista aktuale përbëhet nga 285 persona, ndërsa fitues do të shpallen deri në 150 persona, që do të bëhen pjesë e Këshillit Kombëtar. Sipas rregullores, një votues duhet të shënojë nga 10 deri në maksimumi 150 emra, në të kundërt të kalimit të këtij intervali, fleta e votimi quhet e pavlefshme.
Procesi i votimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar nisi pak minuta pasi përfundoi fjalën ish-kryetari i PD, Sali Berisha.
(Në foto: Kryetari i PD Lulzim Basha duke pritur në rradhë për të votuar) FOTO të tjera(Në foto: Kryetari i PD Lulzim Basha duke votuar për emrat e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar) FOTO të tjeraRedaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00