TIRANE- Përveç votave të deputetëve të mazhorancës, buxheti i qeverisë Rama mbrëmjen e djeshme mori dy vota pro edhe nga deputetët e PD-së Mhill Fufi dhe Eleina Qirici.
Sot në mëngjes kjo e fundit thotë se vota e saj ishte gabim për shkak të lodhjes pas seancës parlamentare maratonë 11 orëshe në Kuvend.
“11 orë seancë plenare ndodhin dhe gabime.” – i ka thënë ajo gazetares së Tv A1 Report Joniada Koçi në një prononcim telefonik, duke shtuar se do të vazhdonte të mbështeste grupin e PD-së.
Deputetja e PD-së e qarkut të Korçës nuk ka pranuar të prononcohet për mikrofonin por përmes bisedës telefonike ka kërkuar të sqarojë se nuk kemi të bëjmë me rrjedhje vote, por vetëm me një gabim për shkak të lodhjes.
Akti normativ i qeverisë në lidhje me rishikimin e projektbuxhetit të vitit 2013 u votua mbrëmë në Parlament me 79 vota pro dhe 42 kundër.
Kryeministri Rama dhe ministrat eqeverisë mbrojtën rishikimin e buxhetit, duke theksuar se borxhi që po merret do të jetë për të kompensuar më shumë shtresat në nevojë që qeveria e mëparshme i kanë lënë në gjendje të keq. Të djathtët lëshuan akuza mbi qeverinë në lidhje me marrjen e borxhit si dhe me shkurtimet që kanë bërë.

(Në foto: Deputetja e PD-së Eleina Qirici dhe votimi për buxhetin)
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Seanca maratonë e Kuvendit të Shqipërisë