Votoi në Kuvend për arrestimin e
dy deputetëve, PD 'dënon' Dodën

Votoi në Kuvend për arrestimin e<br />dy deputetëve, PD 'dënon' Dodën
TIRANE - Partia Demokratike ka vendosur të “dënojë” deputeten Mesila Doda, pas qëndrimit që kjo e fundit mbajti ditën e enjtë në seancën parlamentare, ku qendroi e vetme ne salle nga opozita per te votuar per heqjen e imunitetit te deputeteve Tom Doshi e Mark Frroku.
 
Mesila Dodës i është hequr e drejta për të qenë pjesë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve dhe përgatitjes së fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës. Sipas burimeve nga selia blu, Doda ishte vendosur për të drejtuar grupin e punës për Njësinë 1, në Tiranë.
 
Në vend të saj do të jetë kreu i sekretariatit për shoqërinë civile në PD, Nevila Xhindi.  
 
Gjatë seancës plenare të ditës së enjte deputetja demokrate theu vendimin e Grupit Parlamentar demokrat per te braktisur votimin per Doshin e Frrokun, duke u bere keshtu e vetmja nga opozita qe votoi per heqjen e imunitetit te dy deputeteve qe i hapi rruge arrestimit te tyre. 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes