Në një reagim për mediat ai ka sqaruar se vota e tij “pro” ishte për të mos bllokuar punën në Tiranë. Duke vlerësuar punën e bërë deri më tani nga kryebashkiaku Veliaj, këshilltari Halili sqaron se për sa kohë Veliaj do punojë, ai do të vazhdojë ta mbështesë me votë në këshill. “Kryetari i Bashkisë po punon dhe nuk dua të hyj në histori si dikush që bllokoi punën në Tiranë! Për sa kohë që do punojë, do vazhdoj ta mbështes me votë në këshill”, deklaroi anëtari i këshillit bashkiak Tiranë, Naim Halili.
Pasditen e sotme Keshilli Bashkiak i Tiranes miratoi disa nga projektvendimet e propozuara nga Bashkia, por me surprizen se mazhorances se udhehequr nga PS, i janë bashkuar edhe dy vota nga opozita. Për t’u quajtur të miratuara, projektvendimet kerkojne minimalisht 31 vota, te cilat jane arritur fale votes pro qe kane dhene 1 anetar i LSI dhe 1 nga Partia Republikane. Nje levizje qe vjen krejt e papritur nga radhet e opozites. Nderkaq, mesohet se anetarja e vetme e FRD në Këshill, Mirela Bogdani nuk ka votuar fare per projektvendimet e propozuara nga bashkia e Tiranes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











