Votuan paketën sociale të Veliajt, këshilltarët e PDIU: Do jemi gjithmonë në interes të qytetarëve
Në një deklaratë për mediat, këshilltarët e PDIU sqaruan votën pro projektvendimeve të Bashkisë së Tiranës. Shumica e PS miratoi me votat e saj dhe të PDIU paketën sociale të propozuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
PDIU
Largimi i kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi, drejt koalicionit opozitar, nuk cenon balancat e maxhorancës në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Këshilli Bashkiak votoi sot me votat e PS dhe PDIU paketën sociale të propozuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj të ndihmë të qytetarëve në nevojë. Grupi i këshilltarëve të PD dhe LSI zgjodhën të bojkotojnë mbledhjen. Në një deklaratë për mediat, këshilltarët e PDIU sqaruan votën pro projektvendimeve të Bashkisë së Tiranës. Vota e PDIU, thuhet në deklaratën e këshilltaërve, do jetë gjithmonë konstruktive dhe në interes të qytetarëve, pavarësisht vendimit politik të Idrizit për të kaluar djathtas.
Deklarata e Këshilltarëve të PDIU:
Ne, këshilltarët e PDIU në Këshillin Bashkiak të Tiranës, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se:
1. Roli i grupit të këshilltarëve të grupit të PDIU-së në Këshillin Bashkiak ka qënë dhe do jetë gjithmonë konstruktiv dhe në interes të qytetit dhe qytetarëve të Tiranës.
2. Do të votojmë gjithnjë listën e ndihmës ekonomike, pagesat për PAK, kompensimet e energjisë elektrike dhe çdo vendim tjetër social që është kompetencë e pushtetit vendor, sepse nuk jemi të votuar nga qytetarët e Tiranës për të rënduar jetët e atyre që janë në kushtet e mbijetesës.
Ne do të jemi gjithmon në opozitë, sa herë do ketë vendime politike dhe në dëm të interesit Qytetar! Njëherazi, refuzojmë, siç kemi refuzuar gjithnjë, të bëjmë “politikë dite” në kurriz të njerëzve në nevojë. Votat tona sot ishin për ndihmën ekonomike, PAK, strehimin e një fëmije jetim, krijimin e një qëndre sociale, ndërtimin e një shkolle dhe dhënien e bonuseve për nxënësit me rezultate të shkëlqyera. Mbi këto çështje nuk kemi bërë kurrë dhe nuk do të bëjmë kurrë pirueta politike!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Morali i ‘Shqipërisë madhështore’, kur çamët dhe grekët ‘puthen’ te Berisha
4 Mars, 21:43
-
Këshilltarët e PD debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kërkojnë shkarkimin e Veliajt, nuk lejojnë kolegen e tyre të betohet
26 Shkurt, 16:46
-
Sot mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, këshilltarët e opozitës: Kërkojmë mocion me debat për shkarkimin e Veliajt
26 Shkurt, 13:04
-
Zgjedhjet/ Basha kërkesë KQZ-së për regjistrim me Koalicionin Euroatlantik, por pa hequr dorë nga PD! ‘Djathtas 1912’ dhe PDIU partitë e radhës, 29 në total! Nesër në mesnatë mbaron afati (LISTA)
24 Shkurt, 10:04
-
Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra! Me mllef dhe inat nuk shkohet përpara
2 Shkurt, 20:00
-
Zgjedhjet/ KQZ s'do t’i japë Tom Doshit numërues nga opozita, zbulohet sa herë deputetët e PSD dhe PDIU bashkuan votat me PS
27 Janar, 12:56
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Shpëtim Idrizi: Politika s’ka pyetur kurrë për të drejtat e çamëve, do paraqesim program dhe për ata në diasporë
25 Janar, 17:37
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27
-
Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: U denoncova nga një njeri që s'ekziston, kurth i sajuar! Këtu do jemi, në maj u mundim
26 Dhjetor 2024, 16:32
-
Zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë për datën! Nesër pret PR, PBDNJ, PDIU e LZHK! Më 25 nëntor PS dhe PD
19 Nëntor 2024, 16:34
-
Vlora e mbytur në llum pas përmbytjes, deputeti i PDIU i kërkon llogari Agjencisë së Mjedisit: A keni bërë inspektime, në kanalet e pastrimit nuk del as miu se i gërvishtet shpina
15 Tetor 2024, 17:12
-
Bashkia e Tiranës dhe Kadastra marrëveshje bashkëpunimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje! Miratohet në Këshillin Bashkiak pa votat e opozitës
9 Tetor 2024, 08:52