ELBASAN - Dy persona janë dënuar sot nga gjykata e Elbasanit për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në fshatin Jagodine të këtij qarku në vitin 2012. Krimi i dyfishtë ka ndodhur gjatë një dasme.

Prokuroria akuzoi Blerim Eshja per vepren penale te “vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkepunim dhe denimin e tij me burgim te perjeteshem.

Sakaq, prokurori e akuzoi Edmond Eshjan per vepren penale te “vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkepunim dhe dha denimin me 25 vjet burg.

Sipas prokurorisë, te pandehurit Blerim Eshja dhe Edmond Eshja, ne bashkepunim me date 09.09.2012, ne fshatin Jagodine te komunes Shirgjan te Elbasanit pas nje grindjeje ne nje dasme kane vrare Mareglen Dushku, Pellumb Belegu dhe kane plagosur rende Mondi Dushkun.

Prokuroria Elbasan kishte kerkuar ne diskutim perfundimtar te njejtat masa denimi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)