Vranë 3 persona në Prizren,sa
vite burg do vuajnë babë e bi

Vranë 3 persona në Prizren,sa<br />vite burg do vuajnë babë e bi
Gjykata Themelore në Prizren ka dhënë dënimin për autorët e vrasjes së trefishtë, që ndodhi në mars të vitit 2015 në Prizren. Gjykata ka dënuar me 24 vite burg autorin kryesor të vrasjes, shtetasin Eshref Shemallari, i cili akuzohet për vrasje të rëndë. Ndërkohë, është dënuar me 4 vite e gjysmë burg djali i tij, Ejup Shemallari, pasi akuzohet për ndihmën e dhënë autorit pas kryerjes së veprës kriminale. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë
Vrasja e trefishtë ndodhi në vitin 2015, në Prizren, ku u vranë shtetasit Ferdi Shishko, Haki Thaçi dhe Belgis Ersoy, të tre nga ky qytet. Vrasja e trefishtë ndodhi në vitin 2015, në Prizren, ku u vranë shtetasit Ferdi Shishko, Haki Thaçi dhe Belgis Ersoy, të tre nga ky qytet. Autori ka qenë duke lëvizur me makinën “Golf 2”, me pistoletë në brez dhe pushkë në garazhin e mjetit.

Kur është afruar te vendi i ngjarjes, ai ka dalë nga mjeti, ka marrë pushkën dhe ka qëlluar personat, që po lëviznin në rrugë, me breshëri plumbash. Ata janë rrëzuar menjëherë në tokë, duke ndërruar jetë në vend. Ndërkohë, djali i tij ka qëndruar në automjet, ndërsa autori pas krimit është kthyer te makina dhe i ka bërtitur të birit, që të largohen me shpejtësi nga vendngjarja. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot