Mungesa e dy avokatëve ka bërë që Gjykata e Krimeve të Rënda të shtyjë procesin për 11 të arrestuarit për vrasjen e oficerit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.
Gjatë seancës së sotme pritej dëshmia e katër efektivëve të RENEA-s, të cilët kanë qenë në shërbim me Bashën në momentin kur ai u vra.
Gjykata vendosi të thërrasë seancën e ardhshme në datën 19 korrik e cila do të nisë me administrimin e dëshmive të efektivëve të RENEA-s.
I ashtuquajturi “Grupi zjarrit” qëlloi mbi forcat e RENEA-s, në qershor të 2015-ës, duke lënë të vdekur oficerin Ibrahim Basha.
Ai humbi jetën nga plumbat që erdhën prej të shtënave nga fshati rebel, i cili mbahej në monitorim nga forcat speciale, pas ndërhyrjes së policisë në qershor 2014 duke shënuar edhe fundin e epokës së kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
Çako letër gjykatës: Të ruhet identiteti i efektivëve që dëshmojnë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i është drejtuar përmes një letre Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku kërkon mbrojtjen e identitetit të efektivëve të RENEA-s, të cilët do dëshmonin për vrasjen e kolegut të tyre, Ibrahim Basha.
Çako kërkon që seancat në gjykatë të zhvillohen me dyer të mbyllura.
"Seancat gjyqësore të bëhen me dyer të mbyllura. Të ruhet identiteti i efektivët që dëshmojnë.
Të mos ekspozohen policët të cilët kanë marrë pjesë në operacione", thuhet në letrën e Çakos drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com