BEOGRAD- 106 vjet burg është masa e dhënë për 9 pjesëtarët e formacionit para-ushtarak serb “Çakallët”, nga një gjykatë në Beograd. Duke i’u referuar mediave beogradase, dy prej të akuzuarve janë liruar nga të gjitha akuzat që i rëndonin për vrasjen e mbi 120 civilëve shqiptarë në fshatrat e Pejës, gjatë luftës në vitin 1999.
Ata janë shpallur fajtorë për vrasjen, dhunimin, shkatërrimin dhe plaçkitjen e pronës së shqiptarëve dhe deportim të popullatës civile për në Shqipëri. I akuzuari kryesor, Topllica Milladinoviç, është dënuar me 20 vjet burg. Sreqko Popoviç me 10 vjet, Sllavisha Kastratoviç me 2 vjet, Boban Bogiçeviç me 2 vjet burg, Abduballh Sokiç me 12 vjet, Millojko Nikolliç me 20 vjet, Ranko Momiç me 15 vjet, Sinisha Mishiç me 5 vjet dhe Dejan Bullatoviç me 20 vjet.
Sot, gjyqtarja e Snezhana Nikolliç Garotiç, ndërsa ka dhënë verdiktin është shprehur se “të akuzuarit janë fajtorë për vrasjen e mbi 120 civilëve në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubeniç”. Sipas akt-akuzës, viktima më e re e këtyre krimeve ka qënë një 19 vjeçare ndërsa më e vjetra në moshën 87 vjeç.
Radosllav Bërnoviç dhe Velko Koriçanin janë liruar nga të gjitha akuzat.
Milladinoviç ka qenë komandant i njësisë 177 të mbrojtjes territoriale në Pejë. Përveç tij, të gjithë të tjerët kanë qënë pjesëtarë të kësaj njësie paramilitare.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com