Vranë 23 vjeçarin që tentoi t’u grabiste ‘shtëpinë e barit’, gjykata në Britani shpall fajtorë dy shqiptarët që rrahën për vdekje të riun

Vranë 23 vjeçarin që tentoi t’u grabiste ‘shtëpinë e barit’, gjykata në Britani shpall fajtorë dy shqiptarët që rrahën për vdekje të riun

Shqiptarët e shpallur fajtorë

Dy shqiptarë janë shpallur fajtorë për vrasjen e një 23 vjeçari të cilin e rrahën për vdekje dhe më pas trupin e tij e hodhën në rrugë.

Waga kishte udhëtuar për në Cardiff nga Londra më 28 janar të vitit të kaluar me Carl Davies me një plan për të grabitur një shtëpi bari me vlerë 120,000 paund. Dy shqiptarët kanë zbuluar tentativën për vjedhje dhe kanë sulmuar dy grabitësit. 23 vjeçari i cili mbeti viktimë u godit me shkop bejsbolli dhe më pas trupi i tij i pajetë u transportuar me një ‘benz’ derisa u hodh në një cep rruge. Ai kishte 25 goditje në kokë dhe thyerje të brinjve.

Pas vdekjes së tij, ai u hodh në Westville Road dhe i morën celularin. I ndjeri u gjet më vonë nga një kalimtar i rastit të njëjtën mbrëmjen kur ndodhui vrasja.

Të mërkurën, anëtarët e bandës Josif Nushi, 27 vjeç dhe Mihal Dhana, 29 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e Ëaga, pas një gjyqi në Newport Crown Court.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës