Vranë 31 vjeçarin shqiptar nga Gramshi për t’i marrë 12 mijë eurot dhe më pas e groposën në plazh, tre të akuzuarit dalin para gjykatës në Greqi
Të akuzuarit për vrasjen e shqiptarit në Greqi
Tre të pandehurit të akuzuar për vrasjen dhe groposjen e 31 vjeçarit shqiptar në në plazhin Kartela të Greqisë, kanë dalë sot para gjykatës së Qiparisias. Ndaj të treve rëndojnë akuzat për vrasje dhe grabitje. Ata nuk kanë folur për krimin e kryer, duke u përpjekur të mohojnë akuzat.
Shkaku për ngjarjen e rëndë të ndodhur mendohet të ketë qenë, shuma e madhe e parave që Eni Dollani nga Gramshi kishte pasur me vete.
Mbrëmjen e së dielës, 31-vjeçari së bashku me një shqiptar 30-vjeçar, një greke 30-vjeçare dhe një tjetër 24-vjeçar grek po argëtoheshin në një lokal në Kyparisia. Viktima e dyshohet se kishte me vete një shumë të madhe parash, e cila arrinte në 12 mijë euro, gjë që ishte vënë re nga të tjerët.
Sipas mediave greke, në kamerat e sigurisë tregohet se grupi ka hipur në një makinë, ku autoritetet kanë vënë në dukje se koha përkonte me orarin kur mund të ketë ndodhur krimi.
Tre autorët e dyshuar e kanë joshur 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë rrahur dhunshëm me send metalik në kokë dhe në trup për t'i marrë paratë më pas e kanë varrosur në rërë për të mbuluar gjurmët. Ata u arrestuan në afërsi të Zevgolatio-s dhe iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat iu konfiskuan si pjesë e 12000 eurove që dyshohet se posedonte viktima.
Urdhri i arrestit është lëshuar mesditën e djeshme për personin tjetër, i cili dyshohet se është i përfshirë në krim, 24-vjeçarin nga Valyra dhe pak orë më pas është arrestuar në banesën e tij, pas një operacioni policor nga Sigurimi i Kalamatës.
Trupi i pajetë i të riut shqiptar u zbulua nga qeni i një prej qytetarëve që kishte dalë shëtitje në plazhin e Kartelas.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
40.5%
-
Negative
47.7%
-
I dyzuar
11.7%
Vota total: 6428
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Eksod masiv në Santorini, mbi 11000 njerëz e 1200 mjete të larguara nga ishulli! Sizmiologu jep alarmin: Jemi në udhëkryq, përmasat do rriten! (VIDEO)
4 Shkurt, 17:40
-
Beleri bën ‘rrëmujë’ Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotakis për të preferuarin e Elon Musk
4 Shkurt, 17:33
-
Tërmetet në Santorini/ Çela në Report Tv: Çdo 5 minuta ka lëkundje, njerëzit në panik, kanë fjetur në makina! Shumica e të larguarve janë shqiptarë
4 Shkurt, 11:58
-
Greqi/ Mjekët në lot përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua nga e ëma, zemra e tij do të shpëtojë një fëmijë në Gjermani
4 Shkurt, 11:18
-
Tërmetet në Santorini/ Radhë kilometrike makinash, arratisje në panik nga ishulli dhe pamjet e frikshme të rrëshqitjeve! A mund të ndodhë 'shpërthimi Minoan'? (VIDEO)
3 Shkurt, 20:48
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, gazetari për Report Tv: 48 orët e ardhshme janë kritike
3 Shkurt, 15:34
-
Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars
3 Shkurt, 08:29
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, ankth në Santorini! Banorët kalojnë natën jashtë, anijet dhe avionët mbushen plot, mbyllen shkollat
3 Shkurt, 07:53
-
Greqi/ Mbi 200 tërmete në 48 orë në Santorini dhe rajonet përreth! Mbyllen shkollat në 4 ishuj
2 Shkurt, 15:27
-
Greqi/ Makina përplaset me pemën, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar
2 Shkurt, 13:51
-
Balla takon kreun e Syriza, Sokratis Famellos: Mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes vendeve tona
31 Janar, 11:27
-
Atentati ndaj Davellës dhe Hysës në Athinë, jepet masa ndaj dy të akuzuarve, shqiptarët: Nuk kemi gisht
30 Janar, 19:46