Vranë 34-vjeçarin në Fushë-Krujë dhe e hodhën në kanal, lihen në burg për 60 ditë vëllezërit Sajmir e Landi Miri

FUSHË KRUJË- Nën masa të rrepta sigurie mbërritën në Gjykatën e Krujës, dy vëllezërit Miri, të akuzuar për vrasjen e fqinjit të tyre, Jermit Ndoj më 21 tetor 2022, i cili kishte thyer masën e arrestit shtëpiak.

Gjykata la në masë arresti me burg për 60 ditë Saimir dhe Landi Mirin që  u arrestuan disa ditë pasi trupi i 34-vjeçarit u gjet i pajetë buzë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbur jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë.

Deri më tani, vëllezërit e dyshuar nuk kanë pranuar të jenë autorëve të vrasjes së 34-vjeçarit. Ndërsa Prokuroria dhe policia kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes një shapkë dhe një biçak që janë dërguar për ekspertim.

Saimiri Miri dhe viktima Indrit Ndoji

Trupi i pajetë i viktimës u gjet në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë