Policia italiane në Bari ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e katër personave në Berat. Mediat raportojnë se është arrestuar shtetasi Gëzim Kasemi, i lindur në Berat, nga Sesioni i Krimit të Organizuar. 40-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ngjarja për të cilën akuzohet Kasemi ka ndodhur më 25 shkurt të vitit 1998, kur së bashku me Altin Dardhën dhe me Agron Bilalin kanë vrarë Burhan Tomorri, Behar Eskiu, Abdurraman Tomorri dhe Kastriot Bejko, si dhe vrasjes së mbetur në tentativë Vlash Shkurti dhe Ramadan Eskiu.

Kasemi do të vuajë dënimin e mbetur prej 3 vitesh, 1 muaj dhe 28 ditë për veprën penale të vrasjes së shumëfishtë me paramendim dhe posedim të paligjshëm të armëve luftarake. Sipas hetimeve të policisë shqiptare, i arrestuari është pjesë e bandës së Altin Dardhës dhe është përgjegjës për vrasjen e katër njerëzve dhe plagosjen e dy të tjerëve, të gjithë me kombësi shqiptare, të kryer më 25 shkurt 1998, në Berat, e njohur ndryshe dhe si masakra e Urës Vajgurore. Kasemi, së bashku me personat e sipërpërmendur, kanë ekzekutuar katër burrat në një bar-restorant, teksa ishin ulur në një tryezë.

gezim kasemi

Ata janë futur në restorant dhe kanë shpërthyer në breshëri plumbash, duke iu marrë kështu jetën katër personave, ndërsa të autorët janë vënë në pranga nga policia shqiptare. Më pas, me vendim të Gjykatës së Tiranës të vitit 2015, Kasemit i është ulur pjesa më e madhe e dënimit, duke u lënë në “detyrim paraqitje”. Prej këtu, ai ka arritur të arratiset, duke ikur në Bari, ku është arrestuar dhe pritet ekstradimi i tij.

Shqiptarja.com ka siguruar fotot nga arratia të Gëzim Kasemit i cili prej vitit 2015 është larguar nga Shqipëria, pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që e liroi atë nga burgu dhe e la në detyrim paraqitje.

[gallery]24118[/gallery]

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com