Vranë 43-vjeçarin në Selanik, në pranga Orgel Xhambazi dhe Medi Ganolli, të dënuar më parë për vjedhje

2 të rinjtë janë arrestuar nga policia e Korçës pasi vranë me thikë më 18 maj 2020 në Selanik 43-vjeçar Spartak Dervishi. Janë vënë në pranga Orgel Xhambazi dhe Medi Ganolli të cilët vranë më thika pas një sherri të çastit Dervishin.

Për vrasjen e 43-vjeçarit është arrestuar më parë nga autoritetet greke, Romarjo Tahiri, i vënë në pranga më 21 korrik 2020. Spartak Dervishi ishte baba i 2 fëmijëve. 

"Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar "Radaneci 2021". Dokumentohet me prova ligjore autorësia edhe e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes së  ndodhur 1 vit më parë në Selanik, Greqi, ku mbeti i vrarë një 43-vjeçar nga Korça. Për këtë ngjarje është arrestuar më parë nga autoritetet policore greke, shtetasi R. T.
Operacioni i kryer nga strukturat policore të DVP Korçë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.  Vihen në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes.
Strukturat policore në DVP Korçë, me mbështetjen e strukturave hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në vijim të hetimeve disamujore të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari S. D., nga Korça, finalizuan operacionin policor të koduar "Radaneci 2021", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje).
Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin S. D.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja me dashje" kryer në bashkëpunim. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë së Korçës. 

Spartak Dervishi

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi