Vranë babain 77 vjeçar dhe i plagosën të birin se ndezën zjarr, prokuroria kërkon 25 vite burg për Armando Boriçin, 17 për të vëllanë

Vranë babain 77 vjeçar dhe i plagosën të birin se ndezën zjarr, prokuroria kërkon 25 vite burg për Armando Boriçin, 17 për të vëllanë

Banesa ku ndodhi vrasja e Haxhi Balles, 20 korrik 2022

Fier Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me 25 vjet burg të Armando Boriçit i cili akuzohet për vrasjen e 77 vjeçarit Haxhi Balla dhe plagosjen e djalit të tij. Ndërkohë është kërkuar 17 vite burg të vëllanë e tij duke e cilësuar si bashkëpunëtor në këtë krim

Vrasja ndodhi më 20 korrik 2022 në lagjen “Afrim i Ri”, Fier.

Ngjarja ndodhi nga një konflikt i çastit ku babë e bir ndezën një zjarr në shkurret aty pranë banesës së tyre, gjë që duket se nxiti konfliktin me dy vëllezërit. Balla humbi jetën për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë në trup.

Prokuroria e Fierit kishte regjistruar procedimin penal nr. 825, vitit 2022, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy personave në ngarkim të Armando Boriçit dhe  “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76-22-25 të K.Penal në dëm të Aleks Ballës në ngarkim të të pandehurit G.B.

Të pandehurit janë hetuar me masën e sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit  Procedurës Penale.

Do të jetë gjykata që do të vendosë masën e dënimit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia