CERRIK - Një grabitje me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Shalë të Cërrikut. Fillimisht u raportua për një vdekje aksidentale, pasi grabitësit kishin parapërgatitur gjithçka dhe skena e krimit paraprakisht të linte pikërisht këtë përshtypje. Por vetëm dy ditë më vonë, policia ka arritur të zbardhë të gjithë krimin dhe të rrëzojë inskenimin e grabitësve.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar dy grabitësit, Naim Çekrezi 56 vjeç dhe Ilir Çekrezin, 25 vjeç. Gjithashtu janë gjetur edhe sendet e vjedhura të fshehura në një ullishte.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe këqyrjes së provave në vendin e ngjarjes rezultoi se autorët e kanë goditur viktimën me inicialet B. SH 56 vjeç me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Gjatë veprimeve hetimore të ndjekura me metoda speciale të hetimit, rezultoi se në njërën dhomë të banesës së viktimës, autorët kishin vjedhur një sasi prej 250.000 lekësh (të reja) dhe 1880 Euro. Pasi kanë marrë shumën e parave, autorët e kanë vendosur viktimën në një pozicion sikur ishte rrëzuar dhe kishte përplasur kokën, por që më pas nuk rezultoi e tillë.
Krimi provohet edhe nga gjetja e shumës së parave si dhe e rrobave të autorëve, të cilat i kishin përdorur natën e krimit.
Tashmë Naim dhe Ilir Ccekrezi do të gjykohen për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim”.
Policia sekuestroi:
Rrobat e përdorura në momentin e kryerjes së krimit
250.000 lekë të reja
1880 Euro
Një aparat celular

(Vendi ku u gjetën nga policia paratë që kishin fshehur grabitësit në një ullishte)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO