Vrau në Itali Elson Kalaverin për t’i marrë gjakun vëllait, arrestohet në Fushë Krujë Shkëlzen Keçi! Në pranga dhe 1 shqiptar e 3 italianë

ITALI - Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar Elson Kalaveri, e ndodhur në rajonin e Pizas në Itali në gushtin e vitit 2022, është zbardhur pas një bashkëpunimi intensiv të autoriteteve shqiptare me ato italiane.

Dy shqiptarë dhe 3 italianë janë prangosur, sot, 15 shtator 2023. Katër prej tyre u arrestuan nga karabinierët e Pizas në Itali ndërsa Shkëlzen Keçi është arrestuar në Fushë-Krujë nga uniformat blu të Shqipërisë.

Në operacionin ‘Provinca’ janë përfshirë specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, dhe ata të njësisë FAST Albania. 

Shkëlzen Keçi, 41-vjeç që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është vëllai i Gent Keçit, i cili u vra nga Kalavera në vitin 2014 brenda ambienteve të komisariatit të Mamurrasit.

Kalaveri u vra më 18 gusht 2022 në rajonin e Pisas, Itali dhe njihej nga policia italiane si person i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. 

Shkëlzen Keçi për të realizuar hakmarrjen për vrasjen e të vëllait, do të kishte pajtuar një grup zjarri me kombësi italiane në zonën e Campania dhe kishin tërhequr 36 vjeçarin në një kurth në fshatin e vogël afër provincës së Pisanit, shkruan lanazione.it

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit “Kanuni”

Çfarë ndodhi në 2014?

Në Shqipëri në vitin në 2014 Elson Kalaveri qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Genti Keçi brenda policisë së Mamurrasit. Kalaveri, nga Thumana, 27-vjeç atë kohë, qëlloi me plumb në kokë Gent Keçin, po nga Thumana, atëherë pronar i një lokali me muzikë 'live' në afërsi të Rinasit. Pas arrestimit në flagrancë, autori i krimit deklaroi se gjithçka e kishte bërë për vetëmbrojtjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Në kërkim për vrasjen e Elson Kolaverit në Itali, policia reagon për arrestimin e 41-vjeçarit në Fushë-Krujë

 

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e Shkëlzen Keçit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Elson Kolaverit në vitin 2022 në Itali.

‘Finalizohet operacioni policor i koduar “Provinca”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, FAST Albanias dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri.

Vrau me armë zjarri, një shtetas shqiptar, rreth 1 vit më parë, në Itali, kapet në afërsi të Fushë Krujës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit tonë ose të Italisë, specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe ata të njësisë FAST Albania, finalizuan operacionin policor të koduar “Provinca”.

Në kuadër të këtij operacioni, në afërsi të Fushë Krujës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Shkëlzen Keçi, 41 vjeç.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në provincën Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar Elson Kolaveri.

Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim.’- njofton policia.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Policija esht me ne: 15/09/2023 11:39

    Si è ka kerkuar ka gjetur Borxh pa shly e gjak pa mar nuk ngel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb