Zbardhen detaje të reja nga vrasja mafioze e 32-vjeçarit shqiptar, Rigert Dervishi në 13 nëntor të këtij viti në lagjen Keratsini të kryeqytetit grek, Athinë.
Sipas hetimeve të prokurorisë greke, Dervishi është vrarë gabimisht.
Atentatorët kishin marrë porosi për të vrarë një tjetër person të përfshirë në trafiqet e drogës, ndërsa 32-vjeçari Dervishi nuk kishte asnjë lidhje me trafikantët.
Hetuesit kanë në duar tabulatet e përgjimeve telefonike të personit me pseudonimin “Genti”, i cili sillet të jetë kreu i grupit që u asgjësua dhe që sipas policisë ndodhet në Shqipëri.
Pikërisht “Genti” sillet të jetë porositësi i vrasjes që i mori jetën viktimës së pafajshme. Sipas portalit Newsit.gr, atentatorët gabuan në shënjestër, ndërsa vrasja ishte porositur për një person tjetër, gjithashtu shqiptar, që ndodhej në të njëjtën makinë si pasagjer. Rigert Dervishi nuk kishte asnjë lidhje me trafiqet e drogës.
Kështu rezulton nga hetimet e policisë greke mbi rrjetin e trafikut të drogës që u asgjësua ditët e fundit dhe që kishte xhiruar më shumë se 19 milionë euro.
Në fakt, porosia ishte për një 36 vjeçar, që sipas policisë kishte shfaqur tendenca mëvetësimi dhe prandaj duhej zhdukur.
Rigert Dervishi u vra në orët e para të 13 nëntorit në Athinë, brenda në makinën e tij. Mbi 32-vjeçarin shqiptar u qëllua 10 herë.
Përgjimi:
Furnitori: “Më ke borxh para” (diku tek 30.000 – 40.000 euro).
X: “Nuk kam të të jap”!
Furnitori: “Që të lahemi dua të vrasësh… Do të të dërgoj një njeriun tim ta bëni bashkë”...

(Shqiptari i vrarë gabimisht, Rigert Dervishi)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

dua më ato 40 mijë €, vrite"!">