Vranë kushërinjtë në Laç/ Në gjyq dosja me 3 të pandehur, njëri pranon krimin, dy të tjerët kërkojnë lirinë

Vranë kushërinjtë në Laç/ Në gjyq dosja me 3 të pandehur, njëri pranon krimin, dy të tjerët kërkojnë lirinë

Tre autorët e dyshuar të vrasjes së dy kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi, në qëndër të qytetit të Laçit, ndodhen në proçes gjykimi në gjykatën e Kurbinit. Pak muaj më parë, prokuroria e Kurbinit, ka përfunduar hetimet për tre personat Markel Bushi, Vinçesk Bushi dhe Manuel Bushi. Mësohet se gjatë hetimeve të zhvilluara nga prokuroria, autorësinë e vrasjes së dy kushërinjve Jushi, e ka pranuar Markel Bushi, i cili rezulton të jetë dhe personi që ka qëlluar me armë.

Ndërkohë dy personat e tjerë që janë marrë të pandehur, Manuel Bushi dhe Vinçesk Bushi, rezultojnë të mos akuzohen për vrasje por për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” dhe “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”. Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Laçit, ndodhi në muajin Prill 2019 ku pas një sherri për motive të dobëta të lindur nga një debat në “Facebook”, u ekzekutuan me armë zjarri dy kushërinjtë Kelvin dhe Erjon Jushi.

Momentalisht dosja hetimore ndaj tre personave të arrestuar për këtë ngjarje është në fazën e gjykimit, në gjykatën e Kurbinit. Ndërkohë që dy të pandehurit, Manuel Bushi dhe Vinçesk Bushi, në këtë periudhë pandemie të virusit COVID-19, kanë depozituar kërkesë në gjykatën e Laçit, ku kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ende kjo kërkesë nuk është zhvilluar nga ana e gjykatës, për shkak të mungesës së trupit gjykues.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja