TIRANË- Çështja e vrasjes e shitësit të marketit në Kamëz në prill 2018, një ngjarje që tronditi opinionin publik ka përfunduar me vendimin e formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Tiranës,që dënon me burgim të përjetshëm Vladimir Kurtin dhe 26 vite burg kundër Rruzhdi Hodës.

Apeli ka konfirmuar kështu vendimin e shkallës së parë të Gjykatës e Tiranës ka caktuar burg për jetë për Vladimir Kurtin, i cili vrau pronarin e një marketi në sy të fëmijës 6 vjeç për t'i grabitur xhiron ditore në prill të vitit 2018.

Si ndodhi ngjarja?
Para se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën, ndërsa Rrushdiu thikën duke u futur në dyqan. Vladimiri është afruar tek kasa për të marrë lekët, aty ndodhej edhe fëmija i Agim Bucit. Autorët qëlluan Agim Bucin dhe gruan e tij. Pas ngjarjes autorët u larguan me vrap, ndërsa kanë marrë makinën duke u larguar në drejtim të Bovillës duke hedhur maskat.

Pas ngjarjes ata u shoqëruan nga policia, por më pas u liruan. Policia u ngriti një kurth pas shoqërimit, Kurti dhe Hoda u liruan dhe gjatë bisedës telefonike të përgjuar ndërmjet, 28-vjeçari i thotë mikut të tij Hoda“…i fshehe ato se, mua më morën në pyetje…”. Disa minuta më pas të dy u arrestuan nga policia. Vladimir Kurti është një person me precedent penal, pasi më parë është dënuar për vjedhje.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë të gjykatës)