Dosja e Dan Hutrës/ Pse donte të vriste ish gruan? Autori i 3 vrasjeve nuk pranonte fëmijën me Elena Hysën, hoqi unazën para familjes

Dan Hutra, autor i 3 vrasjeve makabër në Tiranë kishte dyshime se ish-gruaja e tij Elena Hysa që të gjithë e njohin me emrin Alketa, ishte në pritje të një fëmije me dikë tjetër. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Report Tv rezulton se ka kryer vizitë mjekësore ku ka rezultuar 45 ditëshe shtatzënë por ai nuk e pranonte se kishin vetëm 28 ditë që ndanin shtratin bashkë.

Sipas dosjes, më datë 1 ose 2 qershor të vitit të kaluar kanë bërë dasëm dhe më datë 19 qershor 2022 Dani sqaron para hetuesve se e ka lënë Alketën në banesën e tij dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur më, e ka kërkuar në shtëpinë e prindërve por as atje nuk ishte. Së bashku me nënën dhe vjehrrën Dani ka shkuar në Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë për të bërë kallëzim për largimin e Alketës. Pas disa orësh ai është njoftuar për kthimin, kanë debatuar mbi këtë situatë dhe Dani ka hequr unazën dhe ia ka kthyer Alketës ne prezencë të familjarëve të saj. Pas një jave ai është telefonuar nga familja e Alketës për t’u sqaruar për shtatzëninë e saj.

Po ashtu pretendon që sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka hyrë te shtëpia e vjehrrit të tij, ka ardhur policia, e ka shoqëruar dhe arrestuar padrejtësisht dhe nuk i janë respektuar të drejtat gjatë burgimit. Nga ana tjetër Alketa ka tentuar të rregullojë marrëdhëniet me Dan Hutrën gjatë kohës që ai vuante dënimin, por ai e ka refuzuar duke pretenduar se i është bërë padrejtësi.

Më datë 16 shkurt ai është liruar nga burgu dhe 3-4 ditë para se të dilte, Alketa ka lindur djalë për të cilin 40 vjeçari ka dyshime që nuk është babai biologjik. Dan Hutra me Alketën ka debatuar mbi çështjen e atësisë së fëmijës, ndëra ai ka pohuar para grupit hetimor se për shkak të këtij konflikti, ka vendosur që të shuajë familjen e Alketës dhe për këtë ka thurur planin kur ndodhej ende në qeli.

Dy ditë para ngjarjes makabre, Dan Hutra mori me qira një makinë, të njëjtën që përdori për të lëvizur të mërkurën e zezë. Të martën është nisur për Kukës, ka marrë kallashnikovin që e ka pasur të fshehur prej disa vitesh. Pasi u kthye, në datën 1 mars shkoi në Astir tek dyqani i të dashurës së tij, Marjana Gurakuqi.

Në dosjen hetimore Hutra ka deklaruar se Marjanës ka dashur t’i pres kokën me biçak sepse nëse do e vriste me armë zjarri do tërhiqte vëmendje dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund. Pasi nxori biçakun në dyqan, Marjana është vetëmbrojtur dhe e ka goditur Danin me xham në dorë, teksa ka hyrë një klient, çka e ka nxitur të largohet. Marjanën, sipas tij, donte ta vriste pasi kur ka dalë nga burgu herën e parë në 2021-shin i ka dhënë 80.000 euro për t’i ruajtur, por pas disa kohësh e ka njoftuar se paratë i kishte gjetur bashkëshorti i saj dhe Danit i ka kthyer vetëm 2.300.000 lekë.

Dan Hutra pretendon se Marjana ka tentuar ta helmojë nëpërmjet ushqimit në burg gjatë kohës që vuante dënimin, përmes Vladimir Kurtit, të cilin e ka pasur shok qelie në burg. Ai pretendon se e ka dëgjuar Vladimirin duke folur me Marjanën në telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qenë pikënisja e konfliktit mes tyre.

40 vjeçari ka bërë disa përpjekje të godiste Vladimir Kurtin në burg, por nuk ka mundur ta realizojë atë dhe i është shprehur Vladimirit se kur të dalë nga burgu “do i bëjë kurban një kokë”. Pas përleshjes me Marjanën, Dan Hutra është nisur drejt banesës së ish-vjehrrit të tij Zaim Hysa në Paskuqan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:18
Detaje nga dëshmia e Dan Hutrës: Doja ta vrisja Marjanën, e dëgjova që fliste në telefon me Vladimir Kurtin! I dhashë borxh 80 mijë euro, paratë ja kishte marrë burri

1677925174_Screenshot9.jpg

Marjana Gurakuqi është 40-vjecarja që mbeti e plagosur me thikë nga Dan Hutra, i cili kishte synim ta vriste. Sipas dosjes hetimore, vetëm 2 ditë para ngjarjes makabre kur vrau 3 gra, 40-vjecari mori një makinë me qera për të shkuar në Kukës, ku mori kallashnikovin që mbante të fshehur,

Ai ka deklaruar se Marjanës, që e kishte të dashur, donte t’i priste kokën me biçak sepse nëse do e vriste me armë zjarri do tërhiqte vëmendje dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund. Ai donte t’i merrte jetën pasi kur ka dalë nga burgu herën e parë në 2021-shin i ka dhënë 80.000 euro për t’i ruajtur, por pas disa kohësh e ka njoftuar se paratë i kishte gjetur bashkëshorti i saj dhe Danit i ka kthyer vetëm 2.300.000 lekë.

Dan Hutra pretendon se Marjana ka tentuar ta helmojë nëpërmjet ushqimit në burg gjatë kohës që vuante dënimin, përmes Vladimir Kurtit, të cilin e ka pasur shok qelie në burg. Sipas tij, e ka dëgjuar Vladimirin duke folur me Marjanën në telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qenë pikënisja e konfliktit mes tyre. Pas disa përpjekjeve për ta vrarë në burg dhe nuk ia doli, shkoi dhe i mori jetën motrës së tij.

/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë