Vrau shitësin e marketit në Kamëz në sy të fëmijës 6 vjeç në tentativën për t'i vjedhur xhiron ditore, dënohet me burgim të përjetshëm Vladimir Kurti! 26 vite për shokun e tij

Vrau shitësin e marketit në Kamëz në sy të fëmijës 6 vjeç në tentativën për t'i vjedhur xhiron ditore, dënohet me burgim të përjetshëm Vladimir Kurti! 26 vite për shokun e tij

TIRANË- Çështja e vrasjes e shitësit të marketit në Kamëz në prill 2018, një ngjarje që tronditi opinionin publik ka përfunduar me vendimin e formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Tiranës,që dënon me burgim të përjetshëm Vladimir Kurtin dhe 26 vite burg kundër Rruzhdi Hodës.

Apeli ka konfirmuar kështu vendimin e shkallës së parë të Gjykatës e Tiranës ka caktuar burg për jetë për Vladimir Kurtin, i cili vrau pronarin e një marketi në sy të fëmijës 6 vjeç për t'i grabitur xhiron ditore në prill të vitit 2018.

Si ndodhi ngjarja?
Para se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën, ndërsa Rrushdiu thikën duke u futur në dyqan. Vladimiri është afruar tek kasa për të marrë lekët, aty ndodhej edhe fëmija i Agim Bucit. Autorët qëlluan Agim Bucin dhe gruan e tij. Pas ngjarjes autorët u larguan me vrap, ndërsa kanë marrë makinën duke u larguar në drejtim të Bovillës duke hedhur maskat.

Pas ngjarjes ata u shoqëruan nga policia, por më pas u liruan. Policia u ngriti një kurth pas shoqërimit, Kurti dhe Hoda u liruan dhe gjatë bisedës telefonike të përgjuar ndërmjet, 28-vjeçari i thotë mikut të tij Hoda“…i fshehe ato se, mua më morën në pyetje…”. Disa minuta më pas të dy u arrestuan nga policia. Vladimir Kurti është një person me precedent penal, pasi më parë është dënuar për vjedhje.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë të gjykatës)

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DURRESI: 22/02/2022 09:00

    JU LUMTE DORA KESHTU DUHET ...BURGIM TE PERJETSHEM DHE E SHIFNI JU NDRYSHIMIN

    Përgjigju
  • Iris: 22/02/2022 01:34

    Dritan Dajti vrau 4 police dhe shpejt ka per te dale nga burgu,ky vrau nje dhe plagosi te dytin dhe po merr burgim per jete.Eshte interesante se si drejtesia vepron ne Shqiperi,po te jesh kriminel i nivelit te ulet,qofte dhe vrases,prokuroret dhe gjykatesit te perplasin ne fytyre kodin penal me te gjitha ligjet,po te jesh superkriminel si Dajti,Shullazi,Berisha(jo Dr.politikan),etj ia hedh paq,edhe kur denohen aksidentalisht me burg per jete,manovrojne me mire se nje gjarper neper labirinthet e ligjeve te kodit penal,neper korridoret e zyrat e gjykatesve e prokuroreve te korruptuar dhe lehtesirave te tjera te ofruara nga shteti dhe org.per te drejtat e njeriut dhe shpejt i gjen te gezojne lirine deri diten qe gjenden te bere shoshe nga plumbat ne rruge.

    Përgjigju
  • Beni: 21/02/2022 19:24

    Ju uroj sa me shume vuajtje per krimin qe keni bere

    Përgjigju
  • vjeshta: 21/02/2022 18:43

    Urime të dënuarve,robt ku ti kenë! Vetëm me pleh është mbushur Tirana.

    Përgjigju
    • Vlonjati99ave: 21/02/2022 23:52

      Dhe jo vetëm Tirana por gjithe Shqiperia duhet pastruar nga keta parazite. I zuri haku i atij femije qe ka pare tmerr me sy. Mos e pafshin me kurre driten e diellit p**hmotrat!

  • Turi: 21/02/2022 14:49

    Bravo gjykates duhen te tilla denime per vrasesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?