Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka dalë kundër prokurores, e cila vendosi nën hetim tre policë që vranë shqiptarin Eduart Koci pas një grabitje në një dyqan.

Dy policë dhe një roje sigurie vepruan për të ndaluar një automjet “Audi A6”, brenda së cilit ishin katër persona që grabitën një dyqan në Perugia.

Shqiptari mbeti i vrarë pasi u qëllua me një plumb në pjesën e pasme të kokës, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet se arma e cilit prej tre personave nën hetim është shkrepur mbi të.

Tre shtetasit e tjerë u arratisën, ndërsa për dy karabinierët dhe policin e sigurisë, Salvini ka bërë një status në Tëitter.

“Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, kanë bërë thjesht detyrën e tyre. Nuk meritojnë të hetohen, përkundrazi, duhet të shpërblehen”, tha Salvini.