Vranë të riun në Gjirokastër, i zbuluan kamerat, burg autorit dhe shokut të tij, lirohen dy minorenët

TIRANE- Paris Xhihani do të qëndrojë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve për vdekjen e një 35-vjeçari të komunitetit rom, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 15 korrikut në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës.

Gjyqtarja e çështjes, Blerta Çibuku vendosi masën e sigurimit personal “arrest me burg”, bazuar mbi provat e prokurorit Julian Çafka. Gjergj Almasi u gjet i shtrirë në tokë nga policia pas një telefonate të mbërritur në sallën operative dhe ndërroi jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve në kokë.

Për prokurorinë, vrasja nuk ka qenë e paramenduar, por ka ndodhur në rrethana aksidentale. 35-vjeçari është shtyrë dhe është goditur me sende të forta teksa 5 të rinj të komunitetit rom ziheshin me njëri-tjetrin. Organi i akuzës ka pamjet e kamerave të sigurisë, teksa Gjergj Almasi bie në tokë ku për pasojë ka gjetur edhe vdekjen nga goditja në kokë.

Arrest me burg gjykata vendosi edhe për bashkëpunëtorin e Paris Xhihanit, Andon Ahmetin 18 vjeç, ndërsa janë lënë në detyrim paraqitje dy adoleshentët N.Xh 16 vjeç dhe V.M 14 vjeç për shkak të moshës së mitur. Ata akuzohen për moskallëzim krimi pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur vrasja dhe nuk e kanë raportuar në polici.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër