I gjetën kallashnikov në shtëpi, arrestohet xhaxhai i vrasësve të teknikut të kondicionerit...lidhja që ka me bandën e Astrit Avdylaj

TIRANË- Kur kanë kaluar rreth një muaj nga gjetja e kallashnikovit në shtëpinë e tij, mësohet se është arrestuar Lulzim Kusi, xhaxhai i vëllezërve Kusi që vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj. Bëhet fjalë për banesën e lokalizuar në fshatin Allgjatë në majë të një kodre, e mbuluar nga pemë të larta, ku dyshimet janë se aty u fshehën pas vrasjes për disa ditë Griseldo dhe Albano Kusit, për t'u arratisur më pas drejt Greqisë.

Lulzim Kusi nuk është një emër i panjohur në botën e krimit. Ai është vëllai i Durim Kusit, vrasësit me pagesë të kushëririt të Astrit Avdylit, Dritan Avdylit, nga ku u pasuan më pas me një sërë vrasjesh për hakmarrje. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 1996. Dritan Avdyli i kishte vënë një gjobë të majme pronarit të fabrikave të tullës, Tefik Hyseni. Ky i fundit e thirri me justifikimin e se do i jepte lekët, më pas me të mbërritur në vendin e takimit, Durim Kusi e qëlloi me breshëri arme. Hakmarrja erdhi shpejt, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

Arma e gjetur në shtëpinë e Kusit, nuk është arma e krimit që nipërit e tij përdorën për vrasjen e Çelaj, pasi nga hetimet dhe dëshmitë e punonjësve të tjerë, ka rezultuar se 26-vjeçari është vrarë me "pistoletë" dhe jo "kallashnikov". 

Indrit Çelaj u qëllua më 23 gusht me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit. Dëshmitë e dy punonjësve të tjerë i treguan prokurorisë së Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëllon me pistoletë. Vrasja e Çelajt nga Griseldo Kusi u përforcua edhe më shumë nga dëshmia e Lorenc Veliaj. Ky i fundit i tha policisë se Griseldo i kishte kërkuar të merrte persipër krimin, pasi ishte edhe në kërkim policor.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024