Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta mbizotërojnë motin në territorin shqiptar gjatë paradites. Mesdita sjell shtim të vranësirave në zonat malore ndërsa shira të izoluar do ketë në Verilindje të vendit. Pasditja dhe mbrëmja ri-kthjenë kthjellimet dhe në këto zona.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C mëngjesi në zonat malore deri në 25°C mesdita në zonat bregdetare.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.