Vranësira në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

 Vranësira në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Mot i vranët do të mbizotërojë në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje fillimisht në Veri të vendit dhe gradualisht gjatë pasdites përfshijnë të gjithë vendin duke sjellë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në orët e natës.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në zonat malore deri në 17°C bregdeti.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55-60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Rajoni i Mesdheut dhe Ishujt Britanikë paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian VIJON me reshje të dendura shiu e dëbore, po ashtu problematike mbeten dhe temperaturat e ulëta si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë polare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta