DOSJA/ Ngjarja makabre në Fier, babai i 8-vjeçarit negocioi 15 vite më parë që vrasësi i djalit të tij (sot) të lironte 16- vjeçaren që mori peng! Si 'ia hodhi' autori me dënim vetëm 4 vite

Raport Tv zbulon detaje të tjera rreth të kaluarës 38-vjeçarit Klodian Çalamani, autorit të vrasjes makrabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, një krim që ka tronditur si kurrë më parë opinionin publik. Çalamani, me arsim fillor, para se të mbante peng dhe të torturonte një 16-vjeçare në vitin 2006, kishte pasur më parë një precedent penal, pasi gjatë gjykimit në 2006 rezulton me gjendje gjyqësore ‘i dënuar’. Ky status konfirmon prirjet kriminale të Çalamanit, të cilat kulmuan në vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu ditën e djeshme, duke groposur në oborr.

Ndërkaq, referuar detajeve që sjellin sot rreth rrëmbimit dhe dhunimit të të 16-vjeçares në vitin 2006, Klodian Çalamani rezulton një individ me rrezikshmëri të lartë për komunitetit, ndërsa ngrihen dyshime të forta edhe për çrregullime mendore.

Ngjarja e 2016
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në maj të vitit 2006. Shoku i Çalamanit, Florian Vasiu, në atë kohë 25 vjeç, nga fshati Greçalli, ngacmonte dhe i telefononte shpesh një vajze 16-vjeçare, me qëllim për të krijuar me të një lidhje intime. Vajza ishte fqinje me Çalamanin. Me Çalamanin dhe Vasiu është grindur i dashuri i 16-vjeçare, pasi i kishte patë duke i ardhur rrotull asaj. Disa ditë më pas, 16-vjeçarja ka takuar motrën e Klodian Çalamanit, e cila i ka kërkuar që të shkonin të blinin disa gjëra në dyqan. 16-vjeçare i kishte thënë se nuk ishte veshur në mënyrë të përshtatshme, por motra e pengmarrësit, e ka ftuar në shtëpinë e saj për ta veshur diçka më të përshtatshme.

Kur kanë hyrë në banesë, e cila ishte edhe shtëpia e Klodian Çalamanin, motra e këtij të fundit, në vend që të jepte diçka për të veshur siç i kishte premtuar, i ka paraqitur një fletore, ku një person i shprehte 16-vjeçares ndenja dashurie. Siç duket, motra e Çalamanit ishte pjesë e planit.

Në këto momente, 16-vjeçarja ka parë Klodian Çalamanin me një thikë në dorë. Në këto momente, brenda në shtëpi, ka parë edhe Florian Vasiun, personin që e përndiqte. Kur 16-vjeçarja ka tentuar të largohet, Klodian Çalamani e ka kapur në fyt, ndërsa Florian Vasiu e ka përplasur për muri.

“K. (Klodian Çalamani) e ka shtrënguar me njërën dorë në fyt ,pastaj i pandehuri F. (Florian Vasiu) e ka kapur prej flokësh dhe e ka përplasur në mur me forcë. Sipas dëshmitares të pandehurit e qëllonin me pëllëmbë në fytyre dhe me shkelma në kurriz, herë njëri e herë tjetri si dhe këto veprime të dy i shoqëronin me fjalët: Kë na ke vënë ti ne për të na rrahur! (duke e sharë me fjalë të ndyra). Të pandehurit nuk e linin as të bërtiste pasi i pandehuri K. (Klodian Çalamani) i mbante dorën te goja. Pasi i pandehuri F. (Florian Vasiu) e ka shtyre dëshmitaren dhe për pasoje ajo është gjendur në krevatin e mesit, (pasi në dhome ndodheshin tre krevate) i pandehuri F. (Florian Vasiu) i ka thënë K. (Klodian Çalamani): "lere se do ikim se vjen policia!", por i pandehuri K. (Klodian Çalamani) ka marrë një shishe birre dhe e qëllon direkt e në kokë, por ajo ka ulur kokën duke shmangur goditjen. Pas kësaj, ky i pandehur ka marrë copat e qelqeve dhe ka çarë veten e tij dhe fytyrën, fakt ky që përputhet dhe procesverbalin e qyrës se vendit të ngjarjes”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Vajza 16-vjeçare ka thënë në prokurori dhe gjykatë se asnjëri nuk e ngacmuar seksualisht gjatë bllokimit në shtëpi, por Klodian Çalamani pasi ka çarë veten me qelqin e thyer, i ka thënë se do t’i linte shenja në trup. “Dëshmitarja dëshmoi se asnjëri nga të pandehurit nuk e ka ngacmuar seksualisht dhe nuk ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me te, por i pandehuri K. C. (Klodian Çalamani): i ka thënë se donte t'i linte një shenje tek gjokset, por pa ndërmarrë ndonjë veprim tjetër për këtë”.

Babai i 8-vjeçarit Mateo Vasiu negocioi në 2006 për të shpëtuar 16-vjeçaren
Në momentet kur Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu dhunonin 16-vjeçaren, në dhomë ka hyrë vëllai i Florian Vasiut, Ligor Vasiut, i cili për fatin e tij të zi, është babai i 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i vrarë dje nga Çalamani. Pra, vogëlushi Mateo Vasiu është nipi i Florian Vasiut, i cili bashkëpunoi në 2006 me Çalamanin për të mbajtur peng 16-vjeçaren.

Në këto momente në dhomë ka hyre vëllai i të pandehurit F. (Florian Vasiu) i cili i thotë të dy të pandehurve: "çfarë keni me këtë e lindeni të iki!" Ndërsa i pandehuri K. Klodian Çalamani) nuk e lëshonte dëshmitaren duke e mbajtur tërhequr nga bluza. I pandehuri F. (Florian Vasiu) i thoshte: "hajde ikim!". Në këtë kohe që K. (Klodian Çalamani) e mbante shtrënguar nga bluza, dëshmitarja shpjegon se ka lëvizur trupin dhe i kanë dalë të dyja bluzat nga trupi, si pasojë ajo i ka ikur nga duart të pandehurit K. (Klodian Çalamani) veshur sipër vetëm me të brendshme dhe me tuta, fakt ky që harmonizohet me procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, sipas të cilit në dhomën ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur dy bluza, njëra me zinxhir me mëngë të gjata dhe tjetra me ngjyre bezhë me mëngë të shkurtra me jakë të rrumbullakët, në të cilët ndodheshin një tufe e vogël flokësh me ngjyre kafe të hapur si të të dëmtuarës, të cilat në terezinë e tyre tregojnë edhe ushtrimin e dhunës fizike ndaj saj”.

Gjyqtarja Nafije Curri dënim minimal
Prokuroria ka ngritur akuzën ndaj Klodian Çalamanit dhe Florian Vasiu për heqjen e paligjshme të lirisë në bashkëpunim si dhe të rrahjes së kryes në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 110/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjykata ka pranuar dosjen e prokurorisë për ngjarjen e rëndë. Në vendimin që mban formën e gjyqtares Nafije Curri, bazuar në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarje dhe kryqëzimit të dëshmive, nuk ka dyshime se Klodian Çalamani është protagonisti i krimit të rëndë, bashkë me Florian Vasiun. Nga ana e tyre, Çalamani dhe Vasiu kanë pranuar vetëm rrahjen e 16-vjeçares.

Gjyqtarja Nafije Curri e ka dënuar Klodian Çalamanin me vetëm 4 vite burg në 6 dhjetor të vitit 2006, vetëm për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim. Me katër vite burg gjyqtarja ka dënuar edhe Florian Vasiun, ndonëse Çalamani ishte më aktiv në mbajtjen peng dhe dhunimin e 16-vjeçares.

Kodi Penal parashikon nga 3 deri në 7 vite burg, kur vepra penale e heqjes së paligjshme të lirisë shoqërohet me vuajtje të rënda fizike dhe kur kryhet në bashkëpunim, siç është edhe rasti i 16-vjeçares. Megjithatë, gjyqtarja, edhe pse e bindur për fajësinë e autorëve për krimin e rëndë, si dhe në kushtet kur Çalamani ishte dënuar më parë, e ka dënuar në kufirin e dënimit minimal.

Gjithsesi, edhe sikur Klodian Çalamani të dënohej me 7 vite burg, sa është dënimi maksimal, sërish ky dënim nuk do ta parandalonte krimin e tmerrshëm të ditës së djeshme. Ndoshta do të duhet ndërhyrja e Kuvendit për të ashpërsuar Kodin Penal për krimet ndaj fëmijëve, shoqëruar edhe me një listë me personat e pritur dhe të dënuar një herë për këto krime. Mbikëqyrja nga policia dhe trajtimi me specialistët e shëndetit mendor është një tjetër hap emergjent që duhet të ndërmerret nga autoritetet shtetërore.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Libri: 17/11/2021 18:24

    Gjyqtarja duhet të dënohet

    Përgjigju
  • Bona: 17/11/2021 16:48

    VRITENI AUTORIN DHE GJYQTARIN QE E LIRONI NGA NJE DENIM TE PAKTEN 10 VJECAR.....

    Përgjigju
  • Goni: 17/11/2021 16:31

    Vazhdojne gjyqtaret e pa afte te plepave

    Përgjigju
  • Nafia: 17/11/2021 15:42

    Nuk kam cfare flas per Calamanin, po per Nafien e gjykates , memdoj se familja, banoret apo dhe bamiresit duhetbte bejne dicka …

    Përgjigju
  • RROFTE SHQIPERIA: 17/11/2021 15:38

    nafija e dybekut...te hengert nje morje ty moj plere !

    Përgjigju
  • Xhuxhi: 17/11/2021 13:48

    Ca drejtesie do presesh nga keta gjyqtar qe shkruajne "gjendje gjyqsore"? Tu vije turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit