Vrasësi Julian Sinanaj për herë
të parë në gjyq me katër 'truproja'

Vrasësi Julian Sinanaj për herë<br />të parë në gjyq me katër 'truproja'
TIRANE - Pas 10 muajsh hetime, vrasësi me pagesë Julian Sinanaj, është shfaqur për herë të parë para togave të zeza, nën masa të rrepta sigurie i shoqëruar nga 4 efektivë të Forcave Speciale, teksa i vetmi imazh publik ka qenë një foto e pasaportës së tij vite më parë. 

Kjo ishte seanca e parë e të ashtuquajturës “banda e tritolit”, ku bashkë me Sinanajn u njohën me akuzat dhe 6 të pandehur të tjerë: Andon Mëhillaj, Marjon Mitro, Ndriçim Gjokona, Albin Mexhaj, Ilir Karçini dhe Genis Mëhillaj, i cili është ende në kërkim nga drejtësia. 
 
Imazhet e fokusuara nga kamera e A1 REPORT në gjyq, e shfaqin të penduarin e drejtësisë Julian Sinanajn krejt ndryshe. Personi që ka pranuar dhe rrëfyer më herët të gjitha vrasjet me pagesë, është shfaqur në këtë seancë mjaft i qetë, pa pranga në duar, i veshur me xhup të bardhë dhe vihet re se ndryshe nga foto, ai mban syze.

Sinanaj e Gjokona nen mbrojtjen e drejtesise
Dy të mbrojturit e drejtësisë, vrasësit me pagesë Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona, ndryshe nga të pandehurit e tjerë, nuk janë futur në kafazin e hekurt, por janë ulur në sallë nën masa të rrepta sigurie me nga 4 efektivë të forcave speciale. 

Karçini mungon ne seance, perfaqesohet nga avokati
Para togave të zeza dolën 5 nga 7 të pandehurit, pasi biznesmeni Ilir Karçini, për të cilin Sinanaj ka rrëfyer se e kishte porositur të vriste biznesmenin e naftës Piro Bare, ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në seancë. Ai është përfaqësuar nga avokati Ardian Leka.

Seanca e pare, "banda e tritolit" njihet me akuzat, shtyhet me 4 Dhjetor
Seanca e sotme zgjati për më shumë se një orë, ku trupi gjykues i kryesuar nga Flora Hajredinaj ka njohur të pandehurit me akuzat që rëndojnë mbi ta. Më pas seanca është shtyrë për më datë 4 dhjetor me argumentin sipas gjyqtares, se  duhet të njoftohet edhe njëherë Policia Vlorë, për të rifilluar kërkimet për gjetjen e personit në kërkim Genis Mëhillaj. Nëse Mëhillaj nuk arrestohet deri më 4 dhjetor do t’i caktohet një avokat mbrojtës për të vijuar më tej seancat gjyqësore.
julian sinanaj me logo
(Ne foto: Vrasesi me pagese Julian Sinanaj duke hyre ne sallen e gjyqit i shoqeruar nga Forcat Speciale)

Sipas organit të akuzës, hetimi ndaj tyre ka nisur në Janar të vitit 2014, pas disa atentatesh me armë zjarri dhe lëndë plasëse që ndodhën ose mbetën në tentativë në Vlorë dhe Tiranë. Në përfundim të këtyre hetimeve e pas gjetjes së provave që I implikojnë në 38 vepra penale, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të marrë të pandehur 7 persona, si pjesë e grupit te strukturuar kriminal.

Për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj prokuroria ka ngritur 15 akuza, për dy vrasje dhe një sërë atentatesh me lëndë eksplozive. Sakaq, për Ndriçim Gjokonën radhiten akuzat për 7 vepra penale, ndër to vrasje dhe pjesmarrje në grup kriminal.

ndricim
(Në foto: I pandehuri Ndriçim Gjokonën)

Për kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj Prokuroria ka formuluar 6 akuza, si porositës të disa ngjarjeve mafioze në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa Genis Mëhillaj është ende në kërkim nga policia. Ata akuzohen se kanë porosituar vrasjen e Sokol Veizi, biznesmen nga Vlora, Agron Celës dhe ishte kryetarit të partisë Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozi.
 
Sakaq, i pandehuri tjetër Marjon Mitro akuzohet për tre vepra penale, ky dyshohet se ka porositur atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.
 marjon mitro me logo
(Në foto: I pandehuri Marjon Mitro)

Ndërsa mbi Albin Mexhaj është ngritur akuza e trafikimit të armëve, ku asipas Prokurorisë i shiste armët Julian Sinanajt.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja