'Vrasësi po priste që të hante', zbulohen detaje të reja nga skema e vrasjes së shqiptarit në burgun e Athinës
Shqiptari Albert Bako gjatë transferimit në burg
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me mënyrën e vrasjes së shqiptarit Albert Bako në burgun e Athinës.(LEXO KËTU) Mësohet se vrasja ka ndodhur në godinën E të burgut rreth orës 12: 45. Viktima ndodhej në qelinë e tij bashkë me vrasësin dhe bashkëpunëtorët e tij. Mësohet se autorët e krimit, të akuzuar për të njëjtin krim, kanë pasur dijeni se Bako po transferohej në burgun e Greqisë.
Ata e kanë goditur në qafë me një thikë artizanale, ndërsa Bako ka tentuar që të shpëtojë nga duart e tyre duke dalë nga qelia. Pyetja që ngrejnë autoritetet vendase është se përse në atë orë dera e qelisë ishte e hapur. Me ligj në Greqi ajo lejohet të jetë e hapur deri në orën 11:30 pasi të burgosurit janë numëruar dhe më pas kanë ngrënë drekën. Përveç këtij detaji, në trupin e të vrarit u gjetën mbi 300 euro duke hedhur dyshime lidhur me sigurinë në burgjet greke.
Vrasësi i Bakos, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, po ashtu akuzohet për vrasjen e avokatit Michalis Zafiropulos për të cilin do të dilte para gjyqit ditën e mërkurë. Albert Bako dhe shqiptari tjetër që ndodhej me të në burg akuzoheshin si urdhërues të vrasjes, e cila është vërtetuar se u krye nga dy shqiptarë të tjerë.
Vrasja e Albert Bakos është në vazhdën e disa vrasjeve në Greqi. Që prej vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, disa shqiptarë janë gjetur të vrarë në burgjet greke në rrethana ende të paqarta. Disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgën e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 736
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama iu lë ‘porosi’ socialistëve: Duhet të jemi të pamëshirshëm për çdo votë! Më 11 maj të triumfojmë, vetëm kështu mund t’i bëjmë presion politik BE për integrimin
22 Mars, 00:35
-
‘Mezi e ngjalla Lulin’, Rama-Bashës: Ku e gjete këtë emrin 'Euroatlantikët'?
22 Mars, 00:14
-
Katërnjakët marrin kartën e anëtarësisë së PS, Rama: Erdhët me kap pasaportën e BE! Më 11 maj triumf, 'presion' politik Europës për integrimin
22 Mars, 00:03
-
Tuchel vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, nuk mund t’i krijosh shumë raste
21 Mars, 23:46
-
Sylvinho 'i lumtur' me humbjen: Mund të pësonim 5 gola, vetëm Uzuni sulmon hapësirat
21 Mars, 23:30
-
Gjimshiti: Nuk u frikësuam ndaj Anglisë, por është një skuadër e fortë
21 Mars, 23:12
-
'Golat erdhën nga gabimet', Armando Broja: Kombëtarja është shtëpia dhe zemra ime, më ka munguar
21 Mars, 23:07
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Të shtëna drejt Ambasadës së Irakut në kryeqytetin turk, vijojnë protestat për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit
21 Mars, 23:01
-
NOTAT/ Berat Gjimshiti nderon Kombëtaren, Jasir Asani më i dobëti në Londër
21 Mars, 22:57
-
Berisha e quajti diktator, Rama e ironizon me pamjet e bufit që nuk rri dot në këmbë dhe bie nga dega
21 Mars, 22:51
-
Mali i Zi thotë se nuk u ftua në nismën për bashkëpunim ushtarak të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë
21 Mars, 22:28