TIRANE- Vrasësi serial Haki Miska,që është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje horror dhe plagosjen e rëndë me sëpatë të vajzës së tij Besiana Miska, tregon me detaje të gjitha ekzekutimet e kryera. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon të plotë dëshminë e njeriut që në vitin 2010 tronditi opinionin publik me krimet e tij mostruoze të kryera në kohë të ndryshme. Miska rrëfen se ka vrarë gruan Mimoza Miska dhe se këtë krim e ka kryer në prezencë të fëmijëve, të cilëve u ka bërtitur duke i larguar në një dhomë tjetër. Klithmat mes lotëve të nënës së tyre janë dëgjuar nga fëmijët, por asnjë prej tyre s’ka guxuar të ndërhyjë.
Eshtrat e Mimozës u gjetën pas 20 vitesh nga vrasja në një arë. Ndërkohë krimin e dytë e ka kryer ndaj shtetasit Gani Bruka, njerkut të tij, të cilin pasi e ka rrahur për vdekje ka deklaruar se Bruka ishte rrëzuar nga kumbulla. Një rreng i tillë është ngrënë nga policia. Vrasja e tretë që Haki Miska tregon me detaje është dhe ajo e nënës së tij Dije, të cilën e ka masakruar më sëpatë. Në të njëjtën kohë ka plagosur rëndë me sëpatë dhe vajzën e tij Besiana Miska. Sot publikohet dëshmia e plotë e vrasësit serial.
Unë Oficeri i Policisë Gjyqësore …. Pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Elbasan në datën 14 shkurt 2010 mbaj këtë procesverbal për marrjen e të dhënave ndaj personit që zhvillohen hetime Haki Miska, i biri i Aliut dhe i Dijes, i ditëlindjes 13.03.1960 lindur dhe banues në fshatin Pervall, komuna Lunik të qytetit Librazhd, gjinia mashkull, kombësia shqiptare, arsimi 8 klasë, profesion nuk ka, gjëndja familjare i ve, cel 0684663xxx dhe 0685527xxx, mbajtës i dokumentit identifikues kartë identiteti G00315XXX U.
I dyshuari u njoh me të drejtat që i njeh ligji.
Pyetje:Akuzoheni për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, të nënës tuaj, shtetases Dije Bruka (Miska) dhe “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë” të vajzës suaj, shtetases Besiana Miska. A jeni në gjëndje të përgjigjeni pa avokat pasi ligji ju jep të drejtën e mbrojtjes me një avokat si dhe të mos jepni shpjegime në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj jush, nëse kërkoni avokat megjithatë hetimi ndaj jush do të vazhdojë?
Përgjigje:Pyetjen e dëgjova dhe e kuptova dhe dua të them se unë për momentin nuk dua avokat dhe do të jap shpjegimet e mia në lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohem dhe pyetjet që do të më bëni ju….
Në lidhje me sa më sipër dua të shpjegoj se ka qënë datë 04.02.2010 rreth orës 14:30 minuta kam qënë në banesën time, e cila ndodhet në fshatin Përvall të rrethit të Librazhdit dhe aty kam qënë duke ndonjur së bashku me nënën time e cila quhet Dije dhe vajzën time Besjana. Gjithashtu në shtëpi ishin dhe dy nuset e djemve të mi, të cilat quhen Behare Miska dhe Rexhina Miska. Unë sa kisha ardhur nga fshati Nezhde pasi kisha qënë për të bërë dru dhe kur kam ardhur i kam kërkuar nuses së djalit tim, Rexhinës, pak bukë dhe jam ulur për të ngrënë drekë.

(Foto: Faksimile e dëshmisë së Haki Miskës)
Tek kuzhina në këtë moment ka ardhur nëna ime Dija së bashku me vajzën time Besjanën, të cilat kishin qënë nga kasollja e bagëtive dhe kur ka ardhur është futur brenda në kuzhinë dhe më ka hedhur një grusht me kripë në gjellë. Pas këtij veprime të bërë nga nëna ime, unë i nxehur kam marrë pjatën me gjellë dhe ja kam hedhur në drejtim të nënës, por pjata nuk e kapi por u përplas në mure, ndërsa nëna ime ka dalë përjashta duke bërtitur dhe më sharë mua “…Rrrugaç nuk punon rri tërë ditën kot…”Unë për të shmangur sherrin e mëtejshëm me nënën time pasi ka kohë që unë bëj debate vazhdimisht, jam ngritur dhe kam dalë përjashta me qëllim për të vajtur në klub në fshat, për tu qetësuar….
Në momentin që unë po dilja nga dera kryesore e shtëpisë, nëna ime kishte qënë prapa derës dhe në këtë kohë më ka goditur me një dru në shpatull. Unë pas këtij veprimi të bërë nga nëna ime, jam revoltuar shumë dhe kam kapur një sëpatë e cila ishte mbas derës dhe në këtë kohë kam filluar ta godas nënën. Pikërisht në këtë moment mua më janë errur sytë dhe nuk e di dhe nuk mbaj mënd se ku e kam goditur nënën.
Di që ka ardhur edhe vajza ime për të ma hequr nga duart nënën dhe mund ta kem goditur edhe atë në këtë moment, por të saktë nuk më kujtohet, pasi në ato çaste kam qënë shumë i revoltuar dhe acaruar. Pas këtij veprimi unë kam ikur nga shtëpia dhe kam hedhur sëpatën rreth 10 metra larg shtëpisë dhe jam nisur në drejtim të fshatit Lunik. Kur kam mbërritur tek varrezat e lagjes kam parë dy djemtë e mi, Ismet Miskën dhe Gentian Miskën, të cilët po më ndiqnin mua me vrap dhe kam dëgjuar që thoshin: “… nga do të shkosh…”.
Duke parë këtë gjë unë kam shpejtuar dhe kur kam shkuar në drejtim klubit të shtetasit Beqir Meta. Nuk kam hyrë në klub por kam vazhduar rrugën në drejtim të fshatit Lunik, ndërsa djemtë e mi që po më ndiqnin janë kthyer mbrapa…. Në këtë moment me ka marrë në telefon policia dhe më ka pyetur se ku isha. Unë ju kam thënë se isha në shtëpi dhe pas kësaj bisede kam fikur telefonin. Kam ndenjur për disa orë sipër fshatit Lunik dhe pas 3-4 orësh, unë jam kthyer prapë në banesën time, por nuk jam futur brenda, por në një kasolle kam marrë disa rroba dhe ndërresa.
Pasi kam marrë ndërresat dhe rrobat jam nisur në drejtim të malit të Përvallit. Unë pas ngjarjes kam folur dy herë me krushkën time të qujatur Lefterie Alla, e cila është nga fshati Përvall, por ajo rradhën e parë nuk më është përgjigjur, ndërsa herën e dytë më ka thënë:”… më lerë rehat se unë kam familjen time e s’kam punë me ty, se numri im është në përgjim dhe ti bëj kujdes se tërë vendi është i rrethuar me policë…”.
Pyetje:Kush është arsyeja që ju vratë nënën tuaj Dijen dhe tentuat të vrisnit dhe vajzën tuaj Besjanën më datën 04.02.2010?
Përgjigje: Unë e vrava nënën time pasi kam patur konflikte të shpeshta me të dhe ditën e ngjarjes tentoi të më vriste duke më goditur me një dru pas kurrizit. Kurse vajzën time unë nuk mbaj mënd se si e kam goditur.
Pyetje: Çfarë mund të na thoni në lidhje me zhdukjen e gruas tuaj shtetases Mimoza Miska (Hysa), e cila është zhdukur në vitin 1991?
Përgjigje:Në lidhje me gruan time Mimoza Miska unë dua të sqaroj se ka qënë viti 1991 apo 1992, muaji nuk më kujtohet saktë, por di që ka qënë festa e Bajramit të Vogël.Kemi qënë bashkë në shtëpi me fëmijët tanë, pasi kemi ngrënë darkë kemi rënë për të fjetur gjumë. Kur kemi rënë për të fjetur, unë kam debatuar me gruan time, për arsye se kur jam kthyer nga Greqia dy ditë para ndodhjes së ngjarjes, tek shtëpia ime ka qënë natë dhe unë kam gjetur një palë këpucë që ndodheshin në shtëpi. Këto këpucë nuk kanë qënë të miat dhe kam filluar të debatoj me gruan, ku dhe e kam goditur.
Në këtë kohë gruaja më tha ”… këpucët janë të shtetasit Xhevat Gjata, i cili është me banim në fshatin Përvall dhe që unë kam lidhje jashtëmartesore me këtë shtetas…”. Unë jam shqetësuar shumë për këtë fakt dhe të nesërmen në darkë rreth orës 22:30 apo 23:00 të natës unë kam debatuar përsëri me gruan për tradhtinë që ajo më bënte me shtetasin Xhevat Gjata dhe e kam qëlluar gruan me grushta dhe shkelma, derisa asaj i ka rënë të fikët dhe më pas ajo ka vdekur si rezultat i goditjeve të mia, që i bëra asaj me grushta dhe shkelma….
Fëmijët e mi dëgjuan të bërtiturat e nënës së tyre që qante dhe deshën të vinin në dhomë për të parë, por i bërtita dhe ata kanë shkuar në dhomën e tyre dhe kanë fjetur gjumë. Unë mora gruan ashtu të vdekur, e mbështolla me një batanije leshi ngjyrë të zezë, e morra në krahë i vetëm dhe e çova poshtë tek ara ime, e cila ndodhet në fshatin Përvall në vendin e quajtur “Lugu i Misket”, i cili ndodhet rreth 1 mijë metra nën shtëpinë time. Pasi vajta në mesin e arës sime, hapa një gropë rreth 1 metër të thellë dhe 70 cm të gjerë, hodha gruan siç e kisha mbështjellë me batanije dhe e mbulova përsëri me dheun e arës që kisha hequr, pasi toka ishte e punuar sepse do mbillja misër.
Gruan e kam varrosur rreth orës 02-03 të natës. Pasi varrosa gruan vajta në xhami në fshatin Përvall në qëndër, me rastin e festës së Bajramit të Vogël, për tu falur. Në xhami kam ndenjur derisa kam mbaruar ritin fetar deri në orën 07:00. Pas mbarimit të ritit në xhami kam shkuar në fshat, pasi kisha për të pirë tek disa njerëz, të cilët nuk më kujtohen me emra. Më vonë kam ikur në shtëpi kam përgatitur bukën për fëmijët dhe u kam thënë që nëna juaj ka ikur dhe nuk e di se ku ka shkuar. Fëmijët hëngrën bukë dhe ranë për të fjetur….
Unë dy ditë pas ngjarjes vajta në policinë e Librazhdit dhe njoftova se më ishte larguar gruja ime nga shtëpia dhe nuk di se ku më ka vajtur. Më pas jam kthyer prapë në shtëpi. Dua të them se unë për këtë problem nuk i kam treguar njeriu dhe gjithmonë kam deklaruar se gruaja më ishte larguar dhe nuk e dija se ku ka shkuar.Për këtë problem unë kam dalë një herë dhe tek emisioni “Njerëz të Humbur”, viti dhe muaji nuk më kujtohet. Unë këtë gjë e kam bërë për të humbur gjurmët dhe të mos dyshonin policia, fëmijët dhe njerëzit e nuses që unë e kisha vrarë gruan time Mimozën. Dua të them se tek vendi ku unë kam groposur gruan time Mimozën, vendi është i rëshkitshëm dhe rëshket vit për vit. Këtë gjë e them sepse mund të ketë lëvizur trupi i Mimozës gjatë rrëshkitjes së dheut në vite.
Pyetje:A e dini ju kush është arsyeja e vrasjes së njerkut tuaj (burrit të dytë të nënës tuaj Dijes), të quajtur Gani Bruku me banim në fshatin Përvallë?
Përgjigje:Në lidhje me këtë problem unë dua të sqaroj se kam pasur disa konflikte me nënën time Dije dhe njerkun tim Gani Brukën, për arsye se ata donin të më mernin dy dynym tokë nga sipërfaqja e pronës time. Këtë gjë e bënin me pretendimin se ishte toka e nënës time dhe ajo ishte e martuar dhe e ndarë.Ku me sa më kujtohet ka qënë mbasdite, kohë vere por viti dhe muaji i saktë nuk më kujtohet. Te arat e mia në vendin e quajtur “Arat e Aliut”, poshtë shtëpisë time në kufi me tokat e fshatit Lunik, unë kam gjetur nënën time Dije dhe burrin e dytë të saj, shtetasin Gani Bruka të cilët po punonin tek tokat e mia dhe kishin bagëtit aty afër. Unë u afrova tek ata dhe u thashë që të iknin nga arat e mia se ishin të babait tim Aliu, kurse nëna ime Dija me tha:”… dua të marr pjesën time të tokës dhe atë po punoj…”.
Në këtë kohë në debat është future dhe shtetasi Gani Bruka i cili më tha që kishte dhe ai pjesën e gruas. Ne kemi filluar të debatojmë me njëri-tjetrin dhe në debat e sipër unë e kam qëlluar Gani Brukën me grushta dhe shkelma, i cili ra i plasur në tokë, ndërkohë unë jam larguar në shtëpi ndërsa nënën time e lashë bashkë me të. Nëna ime morri burrin e saj Ganiun dhe e çoi në shtëpinë e vete, ku më vonë morra vesh se e kishin çuar Ganiun në spitalin e Librazhdit dhe më vonë në Tiranë, pasi ishte në gjëndje të rëndë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Gjatë sherrit me mua ai ka gjetur vdekjen pas katër ditësh në spitalin e Tiranës. Unë nuk i vajta për varrim Ganiut. Për këtë problem nuk filloi çështje penale pasi unë dhe nëna ime Dija thamë që ai kishte rënë nga kumbulla dhe ishte vrarë. Kështu ka deklaruar dhe vëllai i Ganiut, i quajtur Selman Bruku, me banim në fshatin Përvall, sepse kështu i thamë ne. Ditën e ngjarjes që unë kam qëlluar Ganiun me shkelma dhe me grushta, ka qënë prezente vetëm nëna ime Dija dhe nuk ka pasur persona të tjerë përreth.
Pyetje:A dini ju se kush është arsyeja e vrasjes së shtetasit Qamil Loka, me banim në fshatin Funarez të rrethit të Librazhdit?
Përgjigje: Në lidhje me këtë ngjarje unë nuk kam dijeni se çfarë i ka ndodhur këtij shtetasi. Di që ka qënë mësues në fshatin Funarez dhe kam marrë vesh se ai ka rënë nga një shkëmb, pasi ka qënë në gjëndje të dehur.
Gjë tjetër nuk kam për të shtuar dhe sa më sipër janë thënie e mia të cilat pasi i lexova dhe i gjeta të shkruara drejt i firmosa pa vërejtje.
Personi ndaj të cilit zhvillohen hetime
Haki Miska

(Ne foto: Haki Miska dhe vendi u u gjet mbas 20 vitesh trupi i pajetë i Mimoza Miskës)
Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com