Një tjetër shqiptar i dënuar për vrasje është arrestuar në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për ish disidentin shkodran Ardian Rragami, për të cilin mediat britanike thonë se ka arritur të tallet me sistemin britanik të drejtësisë por edhe atë shqiptar.

I dënuar për vrasje në vititn 1998-ën, Rragami i cili u ekstradua nga autoritetet britanike për një dënim prej 15 vjetësh burg, arriti të rikthehet për të jetuar në Britani pasi bëri vetëm 4 vite burg”-shkruan e përditshmja prestigjoze “Daily Mail” e cila i ka kushtuar një artikull të tërë historisë së djalit që dikur drejtoi demonstratat e para anti komuniste në Shkodër por përfundoi duke vrarë fqinjin e tij me gjakftohtësi.