Vrasësit të Progës iu lehtësua akuza në vrasje nga pakujdesia, Gjykata e Korçës ‘zhvishet’ nga përgjegjësia, ia lë 'topin' prokurorisë

Vrasësit të Progës iu lehtësua akuza në vrasje nga pakujdesia, Gjykata e Korçës ‘zhvishet’ nga përgjegjësia, ia lë 'topin' prokurorisë

1723626823_familjaeegliproges.jpg


Foto: Babai i Egli Proges mban ne duar foton e Eglit me familjen e tij

Korçe- Akuza e ngritur për autorin e dyshuar të vrasjes së Egli Progës në Pogradec ka shkaktuar reagime të shumta. Nga akuza që Policia e kishte referuar si vrasje me dashje, prokuroja e çështjes Vasjana Postol kërkoi masën arrest me burg dhe lehtësoi akuzën në vrasje nga pakujdesia.

Pas ‘lumit’ të reagimeve në opinion publik mbi ndryshimin e akuzës për autorin e vrasjes së Egli Progës, nga 'vrasje me dashje' në 'vrasje nga pakujdesia', Gjykata e Korçës ia la përgjegjësinë Prokurorisë së këtij qyteti. 

Në një deklaratë për mediat, Gjykata e Korçës ‘zhvishet’ nga përgjegjësia duke thënë se gjyqtarja e Pogradecit, Luljeta Kole më datë 12 gusht la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 29 vjeçarin Denis Meçe, dhe akuzën e kërkuar nga prokurorja e çështjes.

Gjykata merr në mbrojtje vendimin e Kolonjës, duke thënë se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se në këtë fazë gjyqtari nuk mund të bëjë ndryshimin e veprës penale dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar. Kujtojmë këtu që tre personat e tjerë të arrestuar nën akuzën se fshehën ngjarjen janë lënë në masën detyrim paraqitje. Gjykata thekson se në fund të hetimeve, do jetë gjyqtari më pas që do të vlerësojë përgjegjësisë penale të secilit person të përfshirë në vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga

Vepra penale që aktualisht akuzohet Denis Meçe për vrasje nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet, në ndryshim nga vepra penale që kishte referuar policia si vrasje me dashje që dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.

Reagimi i plotë i Gjykatës së Korçës më 14 gusht 2024

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, nisur nga rëndësia e ngjarjes dhe duke marrë shkas nga publikimet në median e shkruar dhe atë vizive, si dhe nga lajmet e publikuara në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Pogradecit, në të cilën ka humbur jetën shtetasi Eglantin Proga, bën me dije sa më poshtë:

Në datë 12 gusht 2024, ora 15:30, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është paraqitur pranë kësaj gjykate kërkesa për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal "arrest në burg" ndaj shtetasit D. M, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasja nga pakujdesia", parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal "Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore" ndaj shtetasve V. Sh, A. M dhe L.G si të dyshuar për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga 300 i Kodit Penal.

Pasi ka vlerësuar kërkesën e prokurorisë dhe përmbajtjen e akteve të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, duke e vlerësuar atë si të bazuar në ligj dhe në prova. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nënvizon se në këtë fazë të procesit penal, në shqyrtimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, gjyqtari i hetimeve paraprake nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të cilën procedohet personi nën hetim dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar.

Përcaktimi i plotë dhe saktë i rrethanave të faktit dhe përgjegjesisë penale të secilit person të përfshirë, i takon vijimit të hetimeve. Në përfundim të hetimeve, është gjyqtari i seancës paraprake i cili vlerëson plotësinë e tyre dhe cilësimin juridik të veprës penale. Për këtë arsye, nxjerrja e përfundimeve në këtë fazë fillestare të hetimeve, nuk i shërben vijimit të tyre dhe as besimit të opinionit publik mbi punën organeve të sistemit të drejtësisë.

Nga ana tjetër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë vëren me shqetësim disa artikuj të publikuar në media, të cilat synojnë apo tentojnë të denigrojnë figurën e gjyqtarit të çështjes, duke ritheksuar zbatimin e ligjit me korrektësi dhe saktësi maksimale në çdo rast.

Reagimi i Gjykatës së Korcës për vrasjen e Egli Progës


Lajmi kryesor:

Egli Proga u vra ‘me dashje’ apo ‘nga pakujdesia’? Prokuroria e Korçës ia kalon 'topin' policisë: Aq prova solle! Gjykata ‘zhvishet’ nga përgjegjësia! ILD nis verifikimin


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë