TIRANE - Letër porosia e Prokurorisë shqiptare ende nuk ka marrë një përgjigje nga autoritetet belge nëse do të sillen apo jo në vendin tonë aktet hetimore nga dosja ku gjykohet deputeti Mark Frroku për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Bruksel.
Ky fakt është konfirmuar nga avokatja belge e deputetit kristian-demoktat që ka ndjekur atje procesin ndaj tij, e cila vizitoi Shqipërinë prej dy ditësh për të takuar klientin e saj Frroku, të arrestuar nën akuzën e vrasjes. Vetë avokatja Carine Couqelet nuk ka sjellë asnjë akt hetimor apo dosje në ngarkim të Frrokut, pasi sipas ligjit belg kjo procedurë mund të ndodhë vetëm ndërmjet institucioneve.
Përgjigjia nga pala belge pritet të bëhet deri më mes të muajit maj, kohë në të cilin skadon dhe afati prej 40 ditësh në dispozicion të akuzës për kryerjen e kësaj procedure.
Po ashtu, konfirmuan burime për A1Report, avokati në Belgjikë mund të marrë vetëm kopje të dosjes pa vulë apostile, çka nuk i jep mundësinë që dokumente të tilla të përdoren në një shtet të huaj.
Prej 2 javësh deputeti Mark Frroku ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa dy avokatët e tij shqiptarw Genci Gjokutaj dhe Saimir Vishaj pritet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e arrestit.
Ndërkohë avokatja Couqlet mësohet të ketë diskutuar me Frrokun për mënyrën e vazhdimit të procesit në Belgjikë, proces i cili pritet të rinisë më 12 tetor pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda atje.
Mark Frroku akuzohet se në vitin 1999 në Belgjikë pas përplasjeve të grupeve rivale të prostitucionit, ka vrarë në bashkëpunim shqiptarin Aleksandër Kurti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55.2%
-
Jo
38.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 2032
Lajme të tjera
-
Zelensky mban fjalim virtual në parlamentin austriak, deputetët e ekstremit të djathtë braktisin sallën në formë proteste
30 Mars, 17:04
-
Disiplina bën 'kërdinë', pezullohen me 4 ndeshje presidentët në Superligë dhe në të Parën! Dënime masive në futbollin shqiptar, 'kyçet' stadiumi në Vlorë
30 Mars, 16:49
-
Në foto: banorët ukrainas në rajonin e Donetsk
30 Mars, 16:48
-
Gjukanoviç: Mali i Zi po përballet me nacionalistët serbë për të zbatuar 'Serbinë e Madhe'! Ballkani kërcënohet nga lufta hibride ruse
30 Mars, 16:42
-
Video që po bën xhiron e rrjetit, Belind Këlliçi harron se çfarë gënjeu 5 minuta më parë për emrin 'Belo'
30 Mars, 16:40
-
Bledi Mane thumbon Kiara Tition: Zgjohet duke menduar për Bora Zemanin
30 Mars, 16:36
-
Cristiano Ronaldo shihet në Madrid, makina luksoze kushton 10 milionë euro
30 Mars, 16:30
-
Hapet xhamia e re në Tiranë, Veliaj: Kush ndërton një xhami, ndihmon një zonë të tërë
30 Mars, 16:25
-
Fantazia e Këlliçit per transportin publik falas, një faturë prej më shumë se 35 milionë euro në vit
30 Mars, 16:20
-
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit
30 Mars, 16:19
-
Djathtistët në Serbi me fushatë kundër paktit të Ohrit
30 Mars, 16:12
-
Akuzohet për spiunazh, Rusia arreston 'në flagrancë' gazetarin amerikan
30 Mars, 16:08