Vrasja, celulari i viktimës me
250 sms e foto me Nazmijen
Një tjetër këndvështrim i historisë së vrasjes së 45-vjeçarit Fiqiri Muça nga 18-vjeçarja Nazmije Visha është zbuluar nga një investigim i të përditshmes “Panorama”, ku mësohet se viktima dhe autorja e krimit kanë shkëmbyer mesazhe intime dhe foto me njëri-tjetrin.
TIRANE- Nazmie Visha, 18 vjeçarja e cila ekzekutoi Fiqiri Muçën ka dëshmuar në prokurori se nëse nuk do ta vriste do të trafikohej në Kosovë, ku do punonte si prostitutë në një lokal nate. Ky ka qënë dhe qëllimi i vizitës së Muçës, sipas Nazmijes, mesnatën e krimit, i cili është përballur me breshëritë e kallashnikovit.
Por një version krejt ndryshe vjen nga familjarët e viktimë Fiqiri Muça, 45 vjeç. Ata kanë 5 vite që ishin transferuar nga fshati i thellë Ketë i komunës së Xibrës të Burrelit mbi një kodër të Manzës së Sukthit.
Mynyre Muça, bashkëshorjtja e Fiqiriut me të cilin kishin 5 fëmijë, thotë se ishte 18 vjeçarja ajo që i futi në kurth bashkëshortin. Gazeta "Panorama" publikoi sot disa foto dhe sms të nxjerra nga telefoni celular i Fiqiri Muçës, ku nxirret në pah lidhja intime mes tyre. Viktima dhe autorja e krimit kanë shkëmbyer mesazhe intime dhe foto ku ata të dy kanë dalë pranë njëri tjetrit. “Panorama” shkruan se janë plot 250 mesazhe të tilla. Ndërsa SMS-të e Fiqiriut, të cilat i janë gjetur, drejtuar asaj janë vetëm dy.
Muça mbante dy numra. Celulari tip “Nokia 6300”, gri me të zezë, është përdorur nga viktima deri të dielën, e cila ishte dhe dita e fundit e jetës së tij. Kur ai është nisur për udhëtim atë pasdite, ka harruar që të marrë telefonin e dytë me vete, por gjithsesi ka qenë i fikur. Sipas "Panoramës" pasi i është bërë verifikim ka dalë se Numri 355685265668 që kishte dërguar 250 mesazhet në telefonin e Fiqiriut i përkiste Nazmies.
Duket se shkëmbimi i SMS-ve me këtë numër ka përfunduar në maj kur vajza u zhduk nga banesa. Familjarët e Vishës dhe vetë vajza e përshkruajnë këtë 10 ditësh si “rrëmbim”, ndërsa familjarët e viktimës kundërpërgjigjen se “ajo ka ikur me dëshirë”.
Pas kësaj, Fiqiriu është kthyer pranë familjes së tij në Manëz të Durrësit, ndërsa Nazimja te gjyshi dhe xhaxhai i saj, në Krrabë. Pas ndarjes, ata kanë ndryshuar edhe numrat përkatës, por siç duket, jo edhe celularët. Mesazhet e tyre ishin ruajtur në një folder (dosje) të veçantë, bashkë me shumë materiale të tjera intime. Gazeta publiko disa sms në dialekt, ku duken betime dashurie, kërcënime xhelozie, kërkesa të vazhdueshme për lekë por dhe paralajmërime për vrasje e vetëvrasje. Disa nga mesazhet që janë marrë nga "Panorama"
Mesazhet në celularin e Fiqiri Muçës dërguar nga 18-vjeçarja Visha:NGA: 355685265668 / 2012.05.18 23:11
“Pse ma byll moj jeta ime”
NGA: 355685265668/ 2012.05.18 16:36
“Te me tregosh ku ke qen tu q… sot shpejt kush te tha ty me dal per kafe a”
NGA: 355685265668 / 2012.05.16 23:49
“Zemer ate bi me ty sende se i shtrova rrobe hedh jergen te trash qe mos te merdhifsh neser hikim jeta ime”…
Gjaf se jam gjynah, dhe unë jam gruja jote, ma merrt zoti jeten po fola me to ti bi korenit në qoftë se smë beso. Pyt ka të dush akam fol. Më ço lekë.
Nazmije Visha pritet të dalë nesër në gjykatë për të dhënë masën e arrestit me burg.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18