Vrasja e çiftit Pasho/ Masakroi prindërit e të dashurit, Elona Kaleshi nuk ka vepruar vetëm! Fqinjët flasin për një tjetër vajzë: I kam parë që dilnin nga banesa

Elona Kaleshi ka pasur të paktën një bashkëpunëtore tjetër vajzë në kryerjen e vrasjes së dyfishtë të Shpëtimit dhe Teuta Pashos, bashkëshortëve shqiptarë të vrarë dhe të copëtuar ku ishin vendosur në katër valixhe. Këto të fundit u gjetën midis 10 dhe 16 dhjetorit të këtij viti në një fushë ngjitur me burgun e Sollicciano.

Njëri nga tre dëshmitarët në pallatin ku ka ndodhur krimi pohon se ka parë të vajzat të dalin nga banesa, duke treguar edhe njëherë se Elona Kaleshi nuk ka vepruar e vetme por me të paktën  një bashkëpunëtore tjetër grua.

Njëra prej tyre, për karabinierët dhe zv. prokuroren Ornella Galeotti, është Elona Kalesha, e arrestuar më 22 dhjetor dhe në atë kohë e dashura e Taulant Pasho, djalit të çiftit të vrarë.

Por nëse Elona kishte vërtet një rol në vrasjen e dyfishtë, një grua tjetër mund ta ketë ndihmuar atë në trasportimin e valixheve.

Për më tepër, askush nuk beson se ish e dashura mund të kishte bërë gjithçka vetëm, madje duke pranuar që Shpëtim Pasho u vra në gjumë me një goditje në fyt. Gruaja ka shenja dhe hematoma të një rrahje të rëndë, aq sa edhe mund t’i ketë shkaktuar vdekjen. 

Për këtë arsye, prokurorja Galeotti së shpejti do të shkojë  në Zvicër për të marrë në pyetje Taulant Pashon në burgun e Aarau, ku ai po kryen dënimin  për vjedhje. Kjo nuk do të thotë që djali i çiftit të vrarë po hetohet, por ai mund të dinte elementë të dobishëm për rindërtimin e historisë.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 30/12/2020 11:51

    Të gjitha putanat kanë nga një të " fejuar,, për justifikim i cili është davxhiu. Shënim: Në Shqipëri quhen biznesmen,sa të pastrojnë njeri-tjetrin sepse ligjin e kan të shkruar në koqet e tyre.

    Përgjigju
  • Mirditor: 30/12/2020 10:09

    Ne shqipëtaret jemi trima me njëri t'jetrin

    Përgjigju
  • Berat: 30/12/2020 09:27

    Shum trondise esht, Per mendimin tim ka qen dhe ndo nji mashkull nuk ka aq fuqi femra sa te thyej gjymtyret me te gjuajtur

    Përgjigju
  • Gudon: 30/12/2020 09:22

    Te ike e gjith kupola e 8 viteve boll me jemi

    Përgjigju
    • o koqe: 30/12/2020 11:39

      ke ngaterruar artikull.aty ku fitohet kocka per te lepire esht nga lajmet e shqupit.ketu nuk te japin kocke

  • Nusja: 30/12/2020 07:58

    A ka “nusja” të afërm të saja ...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim