Detaje të rënda nga masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Shpëtim Pasho u vra me thikë në gjumë, Teuta u dhunua deri në vdekje! Ishin të veshur me pizhame

Detaje të reja tronditëse për vrasjen e çiftit Shpëtim dhe Tetua Pasho në Itali, janë bërë publike në mediat. Çifti Pasho mësohet të jenë vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar dhe vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano. Sipas të dhënave të fundit Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Për zbulimin e misterit të çiftit Pasho, ekspertët e kanë parë si çelës të zgjidhjes së saj tek i biri Taulant Pasho, aktualisht i burgosur në Zvicër. Në një njoftim të fundit prokuroria italiane ka kërkuar që Taulant Pashon ta mbajnë të burgosur në Zvicër, pavarësisht dënimit që ai ka edhe në Itali.

Për të marrë më shumë detaje në lidhje me çështjen prokurorët do të shkojnë në Zvicër për ta marrë në pyetje atë, rreth fatit të prindërve të tij dhe ajo që mund të ketë nxitur në ngjarjen makabre.

Ndërkohë që mbrëmë ka folur për herë të parë për mediat shqiptare, e dyshuara si kontakti i fundit me çiftin Pasho, ish e dashura e Taulantit Elona Kaleshi. Policia vendase deklaron se është pothuajse e pamundur për ta rindërtuar ngjarjen pa e përfshirë edhe atë. Në një komunikim me "Pa Gjurmë", Kaleshi tha se motrat e Taulantit mund të thonë ç'të duan, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyejtje, por jo përgjigje.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet edhe e katërta me pjesët e tjera të trupave. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
Telefonata e fundit e Teuta Pashos, një ëmbëlsirë për Taulantin se dilte nga burgu! Ish-e dashura flet serish: Duhet të ishim të tre, e prita vetëm në derën e Sollicianos

48 orët e fundit të çiftit shqiptar, tanimë janë fusha ku po përqendrohen hetimet e policisë, për të zbuluar se kush qëndron pas krimit makabër.

Pasditen e fundit Teuta do të fliste me motrën e saj në telefon ku shprehej e lumtur për daljen e djalit nga burgu.

 "Do të bëj një tiramisu për Taulantin", kjo është fjalia e fundit që ajo i tha së motrës.

Një gjest i vogël për të mirëpritur të birin i cili kishte pasur një jetë të trazuar dhe do të lirohej nga Sollicciano më 2 nëntor. Në fund të tetorit të atij viti njëri nga nipat me të cilin ata ishin shumë të lidhur, hapi dyert e shtëpisë për Shpëtimin dhe Teutën.  Pikërisht atje vajza e tyre Vitore së bashku me anëtarët e tjerë të familjes do të shkonin për t'i takuar në 31 tetor. Bashkëshortët Pasho u larguan nga shtëpia e nipit të tyre për të lëvizur diku tjetër ndoshta pranë vajzës së tyre Vitores, ashtu siç theksohej në padinë e parë, pastaj të modifikuar në ankesën e fundit.

Sipas hetuesve nuk dihet se ku kanë shkuar, por theksohet se ata nuk qëndronin kurrë për të fjetur në shtëpinë e Taulantit.

Ata kishin planifikuar të prisnin me të dashurën djalin para burgut në Sollicciano në mëngjesin e 2 nëntorit. Sidoqoftë atë ditë, vajza do të gjendej vetëm para portës për të përqafuar të dashurin e saj.

"Në 11 të atij mëngjesi isha vetëm unë që e prisja - kujton gruaja e re - Ne drekuam së bashku në shtëpi dhe pastaj ai doli, por unë nuk e di se çfarë bëri. Unë jam gati të përsëris gjithçka para hetuesve ”dhe shton se tashmë e ka informuar avokatin e saj Federico Febbo.

Ndërkohë janë në pritje rezultatet e kriminalistikës nga shenjat e marra në pëlhura, batanije  në të cilat ishin mbështjellë mbetjet e kufomave.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/12/2020 23:52

    Duket qe Taulanti, duke qene djale I vetem mes dy motrave,eshte superperkedhelur nga prinderit.Kjo eshte e keqja e shqipove,i marrin me qafe me dashuri te tepruar femijet.S.d.q kjo vrasje me kujton rastin e atyre dy vellezerve qe ishin te ekzekutuarit e fundit me varje,pasi u hoq denimi me vdekje(emrin ua kam harruar).Me kujtohet qe ata vrane nje familje te tere,qe nga foshnja e deri te te moshuarit,por me kujtohet qe torturuan plaken e shtepise qe te tregonte parate,pastaj e vrane dhe ate.Sa per rastin e mesiperm jane disa pikepyetje:Kjo e dashura e djalit nuk I beri pershtypje qe e priti vetem,dhe nuk u interesua pse prinderit e tij nuk erdhen?Indiferenca e Taulantit eshte e cuditshme.Gjithashtu ku jane ruajtur trupat,sepse asnje frigorifer I zakonshem ,nuk eshte aq I madh sa te mbaje dy njerez,qofte dhe te prere ne copa,dhe asnje frigorifer I zakonshem nuk e ruan dot mishin per 5 vjet.Edhe kur I mban ca kohe ndodh e ashtuquajtura <<djegie>>kur mishi fillon e nxihet.Duhen bere hetime.

    Përgjigju
  • Mirko: 19/12/2020 15:42

    Na hapen barkun me keto detaje!

    Përgjigju
  • Dr.anamudhi: 19/12/2020 14:32

    Ai qe ka bere vrasjen te varet ne litar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin