Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor

Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor

Martin Cani dhe vendi i vrasjes

Tiranë- Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin Cani të hënën e 18 Nëntorit në kryeqytet, pas një sherri në shkollën "Fan Noli', informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema.

Burimet policore bëjnë me dije se arma e ftohtë është gjetur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe ATSH-së.

Bashkë me armën edhe çanta e shkollës e 14-vjeçarit të dyshuar si autor i krimit, i cili sot mori masën e sigurisë "arrest me burg" nga Gjykata.

Gjetja e armës dhe çantës u bë mbrëmjen e sotme, në rrugën "Fadil Rada".

"Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës "Fan Noli", ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën "Fadil Rada", është gjetur mjeti prerës (thika), që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes", njoftoi Policia.

Gjykata e Tiranës, seksioni i të miturve, dha sot (22 nëntor)  masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 14-vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes me thikë të Martin Canit, edhe ky vetëm 14 vjeç. Të dy ishin nxënës të shkollës “Fan Noli’ në Tiranë, pak metra larg së cilës 4 ditë më parë ndodhi vrasja. 

Gjyqtares Lorena Çabej, prokurores së seksionit për të mitur, Alma Felaj, shoqëruar nga një psikologu iu desh të shkojnë në ambientet e një spitali privat, ku i mituri po merr mjekim për shkak të plagës që ka marrë në dorë, prej ditës kur ndodhi vrasja.

Ai qëndron aty prej 18 Nëntorit, kur akuzohet se qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin Martin Cani, dhe la të plagosur mikun e tij po 14-vjeçar.

Ngjarja u pasua nga një indinjatë qytetare dhe reagime të forta në opinionin publik.

Një grup prindërish do të mblidhen sërish këtë të shtunë (23 Nëntor) para shkollës “Fan Noli”, për të bërë me dije se koha e reflektimit për Ministrinë e Arsimit ka mbaruar dhe për të njoftuar detajet e protestës së të hënës para Ministrisë së Arsimit. 

Në protestën e djeshme, ata kërkuan siguri për jetën e fëmijëve dhe dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu.

Krimi i rëndë ndodhi ditën e hënë (18 nëntor) në kryeqytet, kurse sherri mes të miturve nxënës kishte nisur prej ditës së premte dhe janë ngritur pikëpyetje se si askush nuk arriti ta parandalonte krimin. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një tjetër 14-vjeçar, që Gjykata e Tiranës e la në paraburgim.

Kjo ngjarje e rëndë ka ngritur edhe debatet për kufizimin apo mbylljen e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat, nga ku ka nisur sherri, por edhe janë postuar video pas krimit nga autori. Nisma është lancuar nga kryeministri Edi Rama, si fushatë kundër bullizmit, rrjeteve sociale dhe parandalimit të ngjarjeve të tjera të ngjashme.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij  për shpërndarjen e dhuratave përreth botës

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij për shpërndarjen e dhuratave përreth botës