Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, sociologu Tushi: Krimi mes adoleshentëve në vend, fenomen në zgjerim! Kultura e përdorimit të rrjeteve sociale, difektoze

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e djeshme qytetin e Gramshit, ku pas një konflikti që kishte nisur në rrjetet sociale, një grup adoleshentësh u përleshën me thika, e për pasojë humbi jetën 15-vjeçari Fation Bici! Për sociologun Gëzim Tushi krimi mes adoleshentëve në vend është një fenomen që është në zgjerim. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Tushi u shpreh se kjo është një situatë alarmante e se tregon se marrëdhëniet me adoleshentët nuk i kemi të mira. Sipas tushit prindërit dhe mësuesit kanë një rol thelbësor për trajtimin e problemeve të tyre, zgjidhje të cilat mund të marrin drejtim vetëm nëpërmjet komunikimit.

‘Krimi i adoleshentëve në Shqipëri ka marrë përmasa të zgjeruara. Kanë krijuar një perceptim të gabuar se për të qenë i suksesshëm duhet të jesh i fortë dhe ti përdorësh të gjitha llojet e mjeteve. Ka një zgjerim ky fenomen në shoqërinë tonë. Krimi i adoleshentëve ka një zgjerim të madh dhe ky është një infeksion që po përhapet. Ngacmimi në rrjetet virtuale kthehet në një krim në jetën reale. Kjo situatë këtyre adoleshenteve që kryejnë krime të përgjithshme është një alarm, kjo tregon se ne marrëdhëniet me adoleshentët nuk i kemi mirë. Kjo është kontradikta dhe ky është realiteti ynë.  Prindërit dhe mësuesit kanë filluar që të jenë të prapambetur duke ndikuar tek adoleshentet. Me adoleshentët duhet të kesh shumë kujdes. Nuk mund ti nënshtrosh, duhet të krijosh empati të jesh i besueshëm. Edhe shkolla duhet të ndihmojë në zgjedhjen e problemeve, jo të merremi me këta kriminelë minore por të gjykojmë për rrethanat që e prodhoi këtë krim.’- tha Tushi.

Duke u ndalur tek përdorimi i teknologjisë, Tushi tha se adoleshentët nuk mund të jenë të jenë të izoluar nga rrjetet sociale, por kultura e përdorimit të tyre është difektoze.

‘Unë mendoj e nuk është faji i teknologjisë apo rrjeteve sociale as instrumenteve me të cilat komunikojnë adoleshentët e sotme. Por kultura këtu vijon të jetë e deformuar.  Adoleshentët nuk mund të jetë në të izoluar nga rrejte sociale, por kultura e përdorimit të tyre është difektoze. Prindërit e mësuesit duhet të vendosin disa rregulla psikologjike lidhur me përdorimin e internetit. Një pjesë ë viktimave të pedofilisë janë nga rrjetet sociale.’- tha Tushi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/05/2023 01:50

    Adoleshenca-mosha e ndryshimeve hormonale dhe koha e zbulimit te vetes dhe e vetedijes per vendin qe ze ne shoqeri dhe raportet me te.Rrjetet sociale i kane bere keto fenomene me te hapura e me pasoja ndonjehere.Nuk jam dakord me sociologun kur thote se prinderit dhe mesuesit kane filluar te jene te prapambetur.Vertet ka raste kur ne mes eshte niveli i ulet kulturor dhe edukativ,apo teknologjik,por ne pergjithesi keshtu ndodh historikisht.Le t'a fillojme nga vetja,te gjithe kemi qene adoleshente ne nje moment.Sa prej jush,ose nesh kemi vrapuar /te hapim zemren/ tek prinderit dhe mesuesit per problemet tona? Sa nga ne,ose ju edhe kur kemi biseduar kemi folur per cdo gje me ta? Me shume kemi folur me shoket,vellezerit e motrat.Eshte thjesht ceshtje besimi,ceshtje gjeneratash,mirekuptimi,etj.Keto dite /Shqiptarja/ dha nje rast arrestimi te nje djali qe kishte vjedhur kasaforten e te jatit se kishte shume borxhe.Ai nuk ishte /teen/ e megjithate,ne vend te kerkonte ndihmen e babait,vajti e i vodhi kasaforten.E mendoni pse zgjodhi kete rruge?Ka patur dhe raste kur mesues e prinder nuk dine gje,nuk cajne koke,nuk i pranojne faktet,ose me e keqja,jane te dobet para tyre.Sa here jane arrestuar prinder duke futur droge kontrabande tek femijet e tyre ne burg? Kush eshte ai prind qe me te vertete do te donte femijen te drogoej?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç